Bota
Vendi më i shëndetshëm dhe i pashëndetshëm në Britani
Hulumtuesit analizuan një varg masash jetese dhe mjedisore
Sipas një studimi, Soho është vendi më i pashëndetshëm për të jetuar në Britani, ndërsa vendi më i shëndetshëm është një qytet i vogël tregtar në Devon.
Faktorët që e bëjnë Soho-n një vend jo të mirë për të jetuar siç thuhet në studim, janë: ndotja dhe aksesi ndaj ushimeve të shpejta (Fast-food).
Ndërsa Great Torrington në veri të Devonit ishte një vend i shëndetshëm sepse kishte nivele të ulta ndotjeje, qasje të mirë në parqe, hapësira të gjelbërta dhe shërbime shëndetësore së bashku me disa shëtitore të vogla.
Hulumtuesit analizuan një varg masash jetese dhe mjedisore duke përfshirë nivelet e ndotjes së ajrit, qasjen në pajisje të tilla si shitore me ushqime të shpejta ose pijetore, dhe afërsia me shërbimet shëndetësore duke përfshirë GP, përveç parqeve dhe hapësirave rekreative, transmeton Scan.
Dr Mark Green, një ligjërues i lartë në fushën e gjeografisë shëndetësore, i cili ndërmori studimin, tha: “Hulumtimi ynë, në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtim të të Dhënave të Konsumatorëve (CDRC) dhe Anglinë e Shëndetit Publik na ka lejuar të tërheqim së bashku informacionet e disponueshme lirisht nga burime të tilla Operacionet e GP, qendrat shëndetësore, degët e ushqimit të shpejtë, dhe statistikat e ndotjes së ajrit të publikuara nga Agjencia e Mjedisit”, përcjell albinfo.ch.
Statistikat thotë ai tregojnë njohuri të rëndësishme në lidhje me përqendrimin e pajisjeve të caktuara që mund të dëmtojnë ose të promovojnë shëndetin. Për shembull, mesatarisht, individët në Britaninë e Madhe janë po aq afër një pijetore apo bari sa janë në GP të afërta, 1.1 km [0.68 milje]. Po ashtu 42% e njerëzve janë pothuajse 1 km larg nga kumari.
“Këto statistika zbulojnë probleme shqetësuese me lagjet në të cilat jetojmë dhe se si ato mund të dëmtojnë shëndetin tonë” shton Dr Mark Green.
10 vendet më të pashëndetshme për të jetuar në Britaninë e Madhe:
Soho, Westminster
North Killingholme, Lincolnshire
Shotley Gate, Suffolk
St Giles, Camden
Bank, City of London
Spitalfields, Tower Hamlets
Farringdon, Islington
Ottringham, East Riding
Finsbury, Islington
Barbican, City of London
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












