Shëndetësi
Ushqimet ideale për t’u freskuar gjatë vapës
Ushqime të tjera që përmbajnë hekur janë edhe mishi, frutat dhe perimet e gjelbra
Janë disa ushqime që ju ndihmojnë të mbani në kontroll temperaturat e larta dhe trupi juaj të qëndrojë i hidratuar dhe plot me elementë ushqyes.
Disa prej tyre janë: Kos frutash: Është kombinimi ideal i mëngjesit, në një mot të të nxehtë. Frutat, të cilat kanë përmbajtje të lartë uji, të ndihmojë që të mbash trupin të hidratuar. Sa më të hidratuar ta kesh trupin gjatë ditës, aq më të freskët e ndien veten. Nga ana tjetër, edhe kosi është i pasur me një bakter Lactobacillus acidophilus, i cili mbron trupin nga helmimet, gjë që ndodh rëndom në rastet e temperaturave të larta, atëherë kur ushqimi është vështirë të ruhet gjithmonë i freskët.
Perimet: Është shumë e rëndësishme që nivelet e ujit në trup t’i mbash të ekuilibruara jo vetëm me fruta dhe lëngje, por edhe me perime. Perimet janë zgjedhja e duhur gjatë verës, sepse përmbajnë shumë lëngje dhe vlera ushqyese, transmeton ATSH.
Patatet e pjekura ose pastat: Ushqimet e pasura me karbohidrate të ndihmojnë për të luftuar lodhjen që të shkakton vapa. Dr. Wendy Doyle, nga shoqata e dietologëve në Britani, rekomandon të hahen vakte të vogla me ushqime që përmbajnë karbohidrate gjatë ditës, si p.sh. pite për të ruajtur nivelin e sheqerit në gjak, si dhe nivelin e energjisë. Ushqime të tjera të pasura me karbohidrate janë fasulet e pjekura, orizi, frutat, kosi dhe qumështi, përcjell albinfo.ch.
Xaxiqi: Salca greke, me kos dhe kastravec, ka një përmbajtje uji deri në 94 për qind.
Lakrat: Janë po ashtu një burim i pasur mineralesh, duke përfshirë hekur, i cili është shumë i domosdoshëm sa herë që trupi humbet djersë. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë ndjenjën e lodhjes dhe të përgjumjes. Ushqime të tjera që përmbajnë hekur janë edhe mishi, frutat dhe perimet e gjelbra.
Nenexhiku: Nenexhiku mban të ftohur të gjithë trupin, pas asaj djegies që shkakton në gjuhë. Për këtë arsye, dietologët rekomandojnë këtë shije freskuese në mot të nxehtë.
Bananet: Janë një burim i pasur me kalium, i cili ndihmon për të rregulluar nivelin e lëngjeve në trup, pas djersitjes së tepërt. Ushqimet e pasura me kalium, si perimet jeshile, fasulet e pjekura, frutat e thata dhe drithërat janë të rekomanduara gjatë periudhës së nxehtë.
Pjepri: Është më i rëndësishëm për t’u konsumuar gjatë periudhës së nxehtë, sepse pjepri përmban më shumë se 90% ujë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar Aksidenti ndodhi gjatë uljes pranë një kantieri në Mezzovico-Vira, një person në gjendje kritike... -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant -
Ministrja zvicerane: Emigrantët janë “thelbësorë” për financimin e pensioneve shtetërore














