Bota
Pse temperaturat e larta kanë kapluar Evropën
Rekordi i mëparshëm evropian për muajin e qershorit, që tani është rrëzuar, daton në 1999
Qershori i vitit 2019 është zyrtarisht muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë dhe kjo është konfirmuar nga programi i vëzhgimit të tokës të Bashkimit Evropian, Kopernikus.
Agjencia publikoi të dhënat e temperaturave për qershorin 2019 dhe statistikat konfirmuan atë që shumëkush në Evropë e kish ndjerë: ky muaj është më i nxehti në Evropë që kur regjistrimi i të dhënave ka filluar me temperatura 2 gradë mbi mesataren.
Gjatë javës së shkuar, java më e nxehtë e muajit më të nxehtë, Franca, Zvicra, Spanja Veriore, Italia, Austria dhe Republika Çeke, panë temperatura nga 6 deri në 10 gradë Celsius më të larta se mesatarja, transmeton TCH.
“Edhe pse vala e të nxehtit e 2019 nuk ka zgjatur aq sa ajo e 2018, ka qenë veçanërisht intensive”, shpjegon Kopernikus, përcjell albinfo.ch.
Rekordi i mëparshëm evropian për muajin e qershorit, që tani është rrëzuar, daton në 1999.
Temperatura mesatare globale ishte po ashtu më e larta e regjistruar ndonjëherë për muajin e qershorit edhe pse ishte vetëm 0.1 gradë Celsius më e lartë se rekordi i mëparshëm i verës 2016.
“Krahasuar me temperaturat e qershorit që nga 1880, muaji i shkuar ishte më shumë se 3 gradë më i nxehtë në Evropë dhe mbi 1 gradë më i nxehtë në shkallë globale.
Edhe pse është e vështirë t’ia atribuosh në mënyrë direkte këtë valë të nxehti ndryshimeve klimaterike, këto evente ekstreme të motit pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta ndërsa planeti vazhdon të nxehet për shkak të përqendrimit në rritje të gazrave që shkaktojnë efektin sere”, tha Kopernikus në një deklaratë për shtyp.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













