Shkurt.ch
7 nga 10 zviceranë merren me sport
71 % e zviceranëve gjermanofonë merren së paku një ditë në javë me sport. Te frankofonët kjo përqindje është 64% ndërsa te italishtfolësit, 56%
Shumica dërmuese e zviceranëve, kohën e tyre të lirë e shfrytëzojnë duke u marrë e ndonjë sport. Siç tregon një studim i kryer në nivel të vendit, 69 për qind e qytetarëve të moshave 15 deri 74 vjeçarejanë së paku një herë në javë aktiv në ndonjë sport. Kjo përqindje është për 6 % më e lartë se para 14 viteve, gjë që dëshmon se sporti ndër zviceranët është vërtetë në trend.
Por, nuk janë të gjithë zviceranët njësoj aktivë. Përderisa zviceranët e zonës gjermanishtfolëse janë sportistët më të përkushtuar, italishtfolësit (kantoni i Tesinës) sipas këtij studimi dalin më dembelët. 71 % e zviceranëve gjermanofonë merren së paku një ditë në javë me sport. Te frankofonët kjo përqindje është 64% ndërsa te italishtfolësit, 56%.
Po ashtu studimi ka nxjerrë në pah se për ndryshim nga kohët e mëhershme, sot femrat bëjnë sport afërisht sa edhe meshkujt.
Një tregues që nuk ka pësuar ndryshim në këto 14 vitet e fundit është ai i josportistëve. Njësoj sikur atëherë, edhe tash 25 për qind të të anketuarve janë përgjigjur se kurrë nuk kanë ushtruar ndonjë sport.
Ndër sportet më të dashura për zviceranët rezultojnë ngasja e biçikletës, noti, skitaria dhe alpinizmi.
Një studim i tillë për herë të parë është bërë në vitin 2000, pastaj edhe një herë në vitin 2008. Për studimin e vitit 2014 janë përdorur të dhënat e 10 mijë të anketuarve.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?












