Integrimi
Liridona Krasniqi mbron të drejtat e shqiptarëve në Zvicër dhe Itali
Shoqata u krijua për të gjithë shqiptarët që jetojnë në vende të huaja dhe të cilët kanë nevojë për ndihmë ligjore
29-vjeçarja Liridona Krasniqi e lindur në Prizren dhe banuese në Zvicër, ka krijuar një shoqatë NO PROFIT në Lugano (Zvicër) dhe në Milano (Itali) për të gjithë shqiptarët që jetojnë në vende të huaja dhe të cilët kanë nevojë për ndihmë ligjore, shkruan albinfo.ch.
Ideja e krijimit
Liridona Krasniqi shpjegon se ideja e krijimit të shoqatës “Gjuetia e Padrejtësisë”, erdhi nga përvoja negative e një shoqe të saj, e cila, për disa vite kishte pësuar abuzim dhe dhunë fizike dhe psikologjike nga burri i saj. Vajza, e cila kishte qenë në Zvicër për pak vjet, nuk mund ta fliste mirë gjuhën dhe nuk njihte asnjeri që mund ta ndihmonte. Ajo kishte marrë dhunë dhe abuzime për shumë vite dhe nuk e kishte konsideruar të lë burrin e saj, sepse ai e kishte kërcënuar me heqjen e fëmijës. Një ditë, pasi u rrah për vdekje nga burri i saj, ajo arriti të shpëtojë me fëmijën e vogël për të kërkojë ndihmë nga policia. Gjendja negative e shoqes të saj e bëri, Liridona Krasniqin, të mendojë se ka shumë njerëz, burra ose gra, të cilët kanë nevojë për ndihmë, kanë nevojë për një avokat për t’i informuar ata për të drejtat e tyre dhe për të shpjeguar hapat për realizimin e të drejtave, tregon tutje Liridona për albinfo.ch.
Qëllimi
Shoqata no profit “Gjuetia e Padrejtësisë”, falë bashkëpunimit me firma ligjore prestigjioze në Zvicër dhe Itali, ofron shërbime ligjore GRATIS për të gjithë personat të cilët, duke qenë në vende të huaja, janë më të diskriminuar në bazë të gjinisë, fesë, kombësisë…
Në detaje shërbimet e ofruara janë: mbrojtjes së gruas: mbrojtje ligjore dhe psikologjike për gratë që kanë pësuar dhunë të çfarëdo lloji, – drejta e personit: në përgjithësi shoqata ka për qëllim të mbrojë çdo person, pavarësisht nga feja, origjina, kultura, gjinia ose mosha; – ligjin e familjes: falë bashkëpunimit me shoqata të tjera, jemi në gjendje të ofrojmë ndihmë për gratë dhe fëmijët për mbrojtje nga abuzimi familjar; – mbrojtjes dhe ndihmën për riintegrim: mbështetje për njerëzit e huaj dhe jo të huaj, të cilët kanë nevojë për ndihmë me të gjitha procedurat burokratike për aplikimet për azil, leja e qëndrimit / praktikat e shtetësisë, praktikat për bashkim familjar; – bamirësi: organizatë bamirësisë me qëllim të mbështetjes së riintegrimit të njerëzve në vështirësi; – ligjin e punës: avokatët tanë janë përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të dëmtuara të klientit, pavarësisht nëse është punonjësi apo punëdhënësi; Pjesë përfundimtare: Njerëzit mund të na kontakton në email [email protected] ose në telefon +41 (0) 787288392 për të caktuar një takim në Milano ose në Lugano. Takimi në zyrat tona do të mbahen me një avokat, i cili do t’ju japë këshilla të nevojshme. Nëse dëshironi më shumë informacion, shkoni në faqen tonë të internetit: www.cacciaingiustizia.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












