E-Diaspora
CNN: Shaqiri, ylli që pritet të shkëlqejë në Botëror
Rrjeti televiziv CNN, në mesin e 32 futbollistëve që kërkojnë vëmendje në Botërorin “Brazili 2014” ka veçuar dy kosovarë, Xherdan Shaqirin dhe Adnan Januzajn
Ylli i Kombëtares se Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës, Adnan Januzaj janë dy kosovarët që janë përfshirë në mesin e 32 lojtarëve që duhet t’u konsiderohet vëmendje e veçantë gjatë kampionatit të 20-të Botëror të Futbollit, i cili fillon sot në Brazil.
Kështu ka konsideruar Rrjeti televiziv CNN, i cili në mesin e 32 futbollistëve që marrin pjesë në 32 kombëtare, ka veçuar dy kosovarët që mbrojnë ngjyrat e dy reprezentacioneve të ndryshme.
Duke zgjedhur nga një prej secilit ekip, CNN ka veçuar “xhuxhin magjik” tek Kombëtarja e Zvicrës për të cilin thotë se sulmuese, 22-vjeçar krahasohet me sulmuesit më të mëdhenj në botë.
Dhe, duke dhënë përgjigje se pse nuk është dëgjuar aq shumë për te numërohen tri arsye: Franck Ribery, Arjen Robben dhe Thomas Mueller, mesfushorët bashkëlojëtarë në Bayern Munich, të cilët thuhet se do të jenë “mentorët më të mirë për yllin që po lulëzon”.
Në komentet për ekipin kombëtar të Belgjikës, CNN thotë se belgët janë të rinj, por asnjëri nuk është më i ri se sa mrekullia e Manchester United, Adnan Januzaj, raporton RTK. Në debutimin e tij të parë për Manchester United, 18 vjeçari shënoi dy gola duke siguruar fitoren mbi Sunderland.
Për Januzajn CNN thotë se ekziston edhe një legjendë ku thuhet se që në moshën 6 vjeç ai kishte shënuar 17 gola gjatë një ndeshjeje. Dhe në qoftë se atij i jepet rasti për të luajtur, me siguri nuk do t’i mungojë vetëbesimi, thotë ndër të tjera rrjeti i njohur televiziv amerikan CNN.
Sonte në ora 10 fillon zyrtarisht Kampionati Botëror i Futbollit “Brazili 2014”. Ndryshe nga herët tjera në këtë kampionat do të luajnë disa lojtarë shqiptarë. Vetëm në Kombëtaren e Zvicrës luajnë 5 shqiptarë, një luan për reprezentacionin e Gjermanisë dhe një për Belgjikën.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it











