Kosova
Caritasi i Zvicrës nënshkruan memorandum me Universitetin e Gjakovës
Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në nivelin parafillor në Kosovë, Caritasi Zviceran ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadër të projektit “SHPRESË”, përcjell albinfo.ch.
“Në vitet në vijim, një numër aktivitetesh do të realizohet së bashku me Fakultetin e Edukimit në Gjakovës, për të përmirësuar kapacitetin e edukatorëve të ardhshëm në metodologjitë bashkëkohorë në arsimin parafillor”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ditë më parë, Caritasi Zviceran ka nënshkruar një memorandum të ngjashëm edhe me Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Mitrovicës.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













