Bota
Dalin pamjet e aeroplanit duke u përplasur me helikopterin
Shfaqet pamja që tregon momentin kur një helikopter u përplas me një aeroplan turistik mbi Alpet italiane, disa momente pas ngritjes, duke lënë të vdekur shtatë persona.
Soccorso Alpino, ekipi italian i shpëtimit malor, lëshoi videon e përplasjes që ndodhi më 25 janar.
Në video shihet momenti kur avioni turistik nga Megeva në Francë dhe helikopteri italian përplasen.
Njëra video duket të ishte nga një pamje laterale e avionit, një tjetër nga dritarja e përparme e helikopterit.
Një zëdhënës i policisë i tha Radios RAI të Italisë se aeroplani hyri në hapësirën ajrore italiane pa e informuar kontrollin lokal të trafikut ajror.
Videot, nga dy kamera GoPro, të gjetura në vendin e aksidentit pranë vendpushimit të skive të La Thuile, tregon momentet përfundimtare të fluturimit të dy avionëve.
Menjëherë pas rrëzimit, pesë persona u konfirmuan të vdekur, por ky numër u rrit në shtatë, kur shpëtuesit gjetën dy trupa në dëborë të nesërmen.
Dy të tjerë, piloti i avionit francez, Philippe Michel dhe një shtetas gjerman në bordin e helikopterit u lënduan rëndë, por mbijetuan.
Ndër ata që vdiqën në rrëzim ishin shtetas francezë, zviceranë, italianë dhe belgë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau










