Shkurt.ch
Të papunët sezonalë, sfidë për RAV-in
Punëtorët që në vjeshtë humbin vendin e punës, ndërsa në të njëjtën pozitë vijnë sërish në pranverë, është bërë një fenomen i përhapur në Zvicër, tregon një studim i SECO-s.
“Tash është bërë ‘model’ që dikush e humb vendin e punës në tetor dhe kthehet sërish në të njëjtën kompani në muajin mars”, thotë profesori i ekonomisë, Reto Föllmi.
Ai është i habitur se si shumë punëdhënës veprojnë në të njëjtën mënyrë. Më të prekur janë kryesisht punëtorët në industrinë e turizmit dhe të ndërtimtarisë, thotë udhëheqësi i studimit, të cilin ai e ka përgatitur në emër të Sekretariatit për Marrëdhënie Ekonomike (SECO).
Mes viteve 2009 dhe 2011 çdo i shtati i papunë është kthyer sërish në të njëjtin vend pune. Kryesisht pas katër ose pesë muajve të papunësisë.
“Pushimi dimëror bëhet në kurriz të fondit të papunësisë.
Një praktikë e tillë është e përhapur në Valais, sidomos me pronarët e lokaleve hoteliere. Edhe në Graubünden ka ndikuar kryesisht turizmi.
“Abuzim është ndoshta një fjalë e rëndë”, thotë Föllmi.
Studimi i SECO-s ka propozuar që firmat që dërgojnë punëtorët e tyre rregullisht në Entin për punësim RAV do të duhet të paguajnë kontribute më të larta të pagave për sigurimin e papunësisë.
Autorët e shohin këtë si një nxitje për t’i mbajtur në punë punëtorët gjatë gjithë vitit.
Sigurimi i papunësisë është një nga sigurimet shoqërore, të cilat kanë një funksion kompensues mes kantoneve dhe industrive të ndryshme.
Po ashtu, autorët e studimit thonë se qendrat rajonale të punësimit (RAV) do të duhet të punojnë vazhdimisht për të siguruar që të papunët janë në kërkim të një vendi pune gjatë gjithë vitit.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore














