Lajme
Në 103 shtete me pasaportën e Maqedonisë
Liberalizimi i regjimit të vizave ka bërë të mundur që shtetasit e Maqedonisë sot të udhëtojnë pa viza dhe vetëm me pasaportën biometrike në 103 vende të botës.
Në bazë të një vlerësim ndërkombëtar të pasaportës, Maqedonia ka lënë prapa Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Mali i Zi.
Por, mbetet mbetet pas vendeve tjera të rajonit, duke filluar nga Serbia e deri në Bullgari, e cila me vite është pjesë e familjes së madhe evropiane.
Pasaporta e Maqedosnisë është poziconuar në një rang me atë të Serbisë, Nikaraguas ose Trinidadit dhe Tobagos.
Sipas vlerësimit ndërkombëtar, Finlanda, Britania e Madhe dhe Suedia mbajnë majën e listës, duke pasur pasaportën më të fuqishme në botë.
Banorët e këtyre tre vendeve kanë të drejtë të lëvizin pa viza në 173 vende.
I njëjti klasifikim, bazuar në mundësinë për të udhëtuar vetëm me pasaportë, në grupin e dytë të vendeve me pasaportën më të fuqishme marrin pjesë Danimarka, Gjermania, Luksemburgu dhe SHBA, transmeton gazeta „Koha“ e Shkupit.
Shtetasit e këtyre katër vendeve mund të udhëtojnë pa asnjë pengesë në 172 vende të ndryshme në të gjithë botën, përfshirë këtu edhe Maqedoninë.
Ndërkaq, grupin e tretë të vendeve me pasaportë më të fuqishme e përbëjnë Belgjika, Italia dhe Holanda, me të drejtë për të udhëtuar pa vizë në 171 vende të ndryshme, pasuar nga Kanadaja, Franca, Irlanda,
Japonia, Norvegjia, Portugalia dhe Spanja, vende këto që u kanë mundësuar shtetasve të tyre lëvizjen e lirë në 170 vende të huaja.
Vlerësimi në fjalë ndërkombëtar nga fundi i listës ka pozicionuar Kosovën, duke e renditur në një nivel të ngjashëm me Afganistanin, Irakun, Pakistanin dhe Somalinë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, përveç vendeve të Bashkimit Evropian, shtetasit e Maqedonisë mund të lëvizin pa viza në njëmbëdhjetë shtete të tjera, kryesisht vende të “botës së tretë”.
Qytetarët e Maqedonisë pa viza mund të udhëtojnë edhe në tetë shtete të Lindjes së largët, ndërsa banorët e këtyre shteteve, për ta vizituar Maqedoninë janë të detyruar të pajisen me viza.
Gjithashtu, shtetasit vendas mund të udhëtojnë pa viza edhe në Argjentinë, Bocvanë, Japoni, Kubë, Malezi, Peru, dhe Turqi, vende këto me të cilat Maqedonia nuk ka viza.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













