Kosova
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë rrugore gjatë sezonit të verës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka njoftuar se pas takimit që ka pasur me stafin menaxhues, përfshirë Drejtorët e Drejtorive Rajonale të Policisë dhe Shefat e Njësive të Trafikut Rajonal dhe Autostradës, ka këkrkuar nga ta aktivitete të shtuara të policisë gjatë sezonit veror, transmeton albinfo.ch.
“Meqë këtë periudhë kohore e karakterizon edhe ardhja e bashkatdhetarëve dhe organizimi i ahengjeve të ndryshme familjare, kërkohet nga policia që të jetë sa më tepër prezent dhe në të njëjtën kohë të ndërmerren masa për ofrimin e sigurisë në trafik dhe masa parandaluese të dukurive të tjera të kundërligjshme”, theksohet në njoftim.
Policia thotë se sipas të dhënave statistikore për gjashtëmujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rezultuar se ka rënie të veprave penale dhe të aksidenteve në trafik.
Policia thotë se gjatë sezonit të verës do të shohet prezenca policore në çdo pjesë të vendit, përfshirë rrugët lokale/fshatit, rajonale, nacionale dhe autostrada.
Po ashtu Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që në ahengjet familjare të mos përdoren armët për të festuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













