Shkurt.ch
Shtohet siguria në aeroportet evropiane
Masat e sigurisë në aeroporte i ka shtuar edhe Franca, pas njoftimeve për kërcënime të mundshme terroriste.
Franca, pas Gjermanisë dhe Britanisë, po ndjek rekomadimet amerikane për siguri më të madhe në aeroporte.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Francës ka thënë se ka rritur masat e sigurisë për “periudhën e verës”.
Agjencia ka thënë se masat mund të shkaktojnë vonesa në fluturime.
Zyrtarët francezë nuk kanë dhënë më shumë detaje.
Masat e reja që prekin aeroporte në Evropë e në Lindjen e Mesme, me fluturime të drejtpërdrejta në Shtetet e Bashkuara, vijnë në mesin e raporteve se grupe të lidhura me Al-Kaedën në Siri e Jemen po krijojnë bomba që të merren me vete në avion.
Administrata Obama, këtë javë, ka bërë thirrje për masa më të rrepta të sigurisë në aeroportet e huaja që kanë fluturime direkte për SHBA.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












