Kosova
Ministri gjerman shkon në Kosovë për rekrutimin e personelit shëndetësor
Ministri federal i shëndetësisë, Jens Spahn udhëton të hënën për në Kosovë. Qëllimi i këtij udhëtimi është rekrutimi i personelit shëndetësor
Sigurimi i përkujdesjes cilësore për të moshuarit, në Gjermani ka disa vjet që është një ndër problemet akute që preokupon autoritetet e shëndetësisë të vendit. Shtimi i nevojës për këtë kuadër vjen si pasojë e mplakjes së popullatës, zhvillim ky që ndodh në shpërpjesëtim me numrin e të rinjve gjermanë që zgjedhin këtë profesion.
Për të gjetur një zgjidhje për këtë problem kaq akut, Gjermania ka provuar deri tash disa masa, kryesisht duke rekrutuar dhe shkolluar infermierë/e të këtij profili nga vendet e Evropës Lindore, shkruan albinfo.ch. E këtu janë përfshirë edhe ata nga Shqipëria dhe nga Kosova.
Se problemi është kaq i mprehtë dhe kërkon zgjidhje edhe nga nivelet më të larta të shtetit, tregon edhe lajmi në vijim: Ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn, udhëton të hënën për në Kosovë, shkruan inforadio.de. Qëllimi i këtij udhëtimi është rekrutimi i personelit shëndetësor (të profilit infermier, kryesisht në fushë të përkujdesjes për të moshuar).
Lidhur me këtë temë, radioja në fjalë ka biseduar me Judith Heepe, drejtoreshë për Shërbimin e përkujdesjes në Cgarite Berlin, e cila edhe personalisht ka përvoja me rekrutimin e personelit të këtij profili, jashtë vendit, përcjell albinfo.ch. Ajo flet lidhur me shanset dhe sfidat që paraqet rekrutimi i personelit të jashtëm në shëndetësinë gjermane.
E-Diaspora
-
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim Bebe Rexha zbërthen një zakon të veçantë shqiptar (Video) ... -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












