Maqedonia
Mërgimtarët tregojnë çfarë mund të bëjnë më shumë për vendlindjen
“Diaspora Kumanovare dje, sot dhe nesër”, ishte tema e tryezës së organizuar nga Java Kulturore Shqiptare, e cila u mbajt në Kumanovë.
Të pranishmit në tryezë shkëmbyen idetë dhe mendimet e tyre në lidhje me mbështetjen që diaspora i bën vendlindjes si dhe anasjelltas, shkruan “Aktuale.mk”.
“Shqiptarët e zot, shqiptarët e denjë, nuk i ndalën asnjëher aktivitetet për t’iu bashkangjitur dhe përshtatur sistemit të këtij shteti, pra shtetit Zviceran, u themeluan shumë shoqata të ndryshme kulturore, arsimore e humanitare përmes së cilave cdo her kur kishte nevojë u ndihmuan shqiptarët e vendlindjes si në luftë ashtu edhe në paqë”, u shpreh Agim Behluli nga JKSH, përcjell albinfo.ch.
“Nëse duam që rininë tonë, rinia jonë mos të asimilohet e në çdo kohë të mendoj për atdhe, të bëjë plane e projekte për ta zhvillu atdheun, atëher rinisë nuk duhet ti flasim për kthim, as për investime por duhet ti flasim për gjuhën, artin, kulturën, traditat kombëtare, bukuritë, pasuritë materiale e shpirtërore që i ka atdheu”, theksoi Ahmet Hasani nga “FKQSHZ”.
“Ne në diasporë edhe këtu patjetër duhet të avancohemi në aspektin kulturorë, patjetër duhet të flasim, diskutojmë në rrethe familjare, që të avancohemi, të krijojmë bazë, që ata të rinjë që i pregatit z.Hasani gjithëandej ku janë shqiptarët ta ken mëht të vijnë këtu në vendlindje e të veprojnë, sikurse fëmijët e mi të cilët i kam kthyer në Prishtinë dhe janë të lumtur pasi që unë ua kam krijuar infrastrukturën”, tha mes tjerash Fetah Veliu, mërgimtar nga Zvicra.
“Nuk e kam frikën që s’do ti bindi rininën që të vijnë të investojnë në vendlindje, sepse kan kapitalin, kan përvojën, ka triminin të gjitha i kan, a sa i takon asaj për themelimin si dhe zhvillimin e e qendrave kulturore, kemi nevoj për një pajtim kombëtar në diasporë”, theksoi mërgimtari nga Zvicra, Shefket Hasan.
Java Kulturore Shqiptare, në ditët në vijim do të zhvillojë edhe aktivitete tjera për nder të mërgimtarëve tanë një pjesë e të cilëve aktualisht ndodhen në vedlindje.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse Që nga 1 janari, tani është e mundur të blini energjinë elektrike direkt nga fqinjët tuaj... -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden













