Shkurt.ch
Pirja e duhanit nëpër ballkone bën nervoz fqinjët
Toleranca për duhanpirësit është në rënie në Zvicër. Një studim i ri tregon se pirja e duhanit nëpër ballkone mërzit fqinjët më shumë se sa zhurma e tyre.
Çdo i katërti në Zvicër (24 për qind) shqetësohet nga fqinjët që konsumojnë duhan. Tymi dhe era e duhanit që vjen nga ballkonet e fqinjëve ose shkallëve në rrethin e banimit ka bërë që të mos ketë zero tolerancë ndaj tyre. Immowelt.ch ka intervistuar 505 banorë banesash në Zvicër.
Veçanërisht shqetësuese për fqinjët është edhe zhurma që vjen në orët e vona nga banjot dhe pastrimi i rrobave në makinat larëse. Çdo i pesti bezdiset nga këta “tinguj”. Kafshët shtëpiake janë shpesh shkaktare për ankesat e ndryshme të banorëve të banesave. Për fëmijët e zhurmshëm toleranca është pak më e madhe. Vetëm 14 për qind e të intervistuarve nuk e durojnë zhurmën që vjen nga fëmijët, transmeton 20min. Banorët më të moshuar janë të relaksuar kur është fjala për zhurmën që vjen nga fqinjët. Vetëm 40 për qind fajësojnë për diçka fqinjët e tyre. Ndërsa ata të moshës 18 deri 29 vjeç janë më të bezdisshëm për banorët e tjerë në ndërtesa banimi.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore













