E-Diaspora
Gjermania kampione e botës!
Në minutën 113 Mario Götze shënon për Gjermaninë. 1 me 0 për Gjermaninë, e cila fitoi sonte titullin e Katërt të Kampionit të Botës
Duke qenë pjesë e ekipit fitues, edhe pse nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit, edhe shqiptari nga Gostivari, Shkodran Mustafi është Kampion Bote në futboll. Ai është shqiptari i parë që ka mbajtur në duar Kupën e Kampionit të Botës.
——
Ka qenë lojtari i hyrë si rezervist në lojë, Mario Götze ai që ia ka siguruar Gjermanisë fitoren dhe titullin e katërt të Kampionit të Botës. Kjo ka ndodhur në minutën e 113-të lojës, kur kishin mbetur edhe pak minuta deri në fishkëllimën e gjyqtarit për të shënuar fundin e lojës.
Gjermania korri një fitore të merituar ndërsa Argjentina, përkundër lojës së fortë dhe rezistencës, u desh të pajtohet me vendin e dytë.
—————
Vazhdimi i parë prej 15 minutash ka përfunduar pa ndryshim rezultati, 0 me 0. Lojtarët e stërlodhur fillojnë pjesën e dytë të vazhdimit të lojës.
———-
Ndeshja e finales së Botërorit në mes të Gjermanisë dhe Argjentinës që nga fillimi është karakterizuar nga epërsia e gjermanëve. Por, po ashtu gjatë td futbollistët gjermanë është vënë re një nervozë për faktin se Argjentina e Messi-t po dilte “arrë e fortë” në krahasim me Brazilin të cilin e kishin deklasuar një javë më parë. Për pasojë, gjermanët bënin edhe ndërhyrje të ashpra, dy prej të cilave në pjesën e parë u ndëshkuan me kartonë të verdhë.
Megjithë këtë, skuadra gjermane vazhdinte epërsinë në zotërimin e topit dhe në numrin e shanseve.
Në pjesën e dytë argjentinasit dukeshin më të mobilizuar dhe disa herë, sidomos përmes Messit, arritën ta rrezikojnë portën e Gjermanisë.
Loja po zhvillohej dinamike nga të dyja palët por rruga e topit për në portë paraqitej shumë e vështirë si për gjermanët ashtu dhe për argjentinasit.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”












