Futboll
FFK organizon turne përkujtimor për datëlindjen e Fadil Vokrrit
Në shenjë nderimi dhe përkujtimi për ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë turne përkujtimor në datëlindjen e tij më 23 korrik, përcjell albinfo.ch.
FFK ka njoftuar se turneu do të jetë tradicional dhe do të mbahet çdo vit në këtë datë.
“Në këtë turne janë ftuar dhe do të marrin pjesë veteranët e skuadrave të Llapit, Prishtinës, Flamurtarit nga Vlora dhe Përzgjedhja e veteranëve nga Maqedonia e Veriut. (Veteranët +45 vjet). Ky turne do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 23 korrik 2019”, thuhet në njoftim.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në orën 18.00, e dyta në orën 19.00, kurse ndeshja e tretë dhe finale do të zhvillohet në orën 20.00.
Me këtë rast, FFK-ja ka bërë ftesë për pjesëmarrje në këtë turne.
“Të gjithë dashamirëve e adhuruesve të futbollit, bashkëlojtarëve e bashkëkohanikëve, shokëve e miqve të Fadilit, si dhe mbarë opinionit në Kosovë dhe jashtë Kosovës, që të jenë të pranishëm në këtë turne përkujtimor, që ta nderojmë kujtimin për legjendën, Fadil Vokrri. Në këtë turne janë ftuar po ashtu dhe figura të rëndësishme nga jeta sportive e politike nga Kosova dhe jashtë Kosovës. Duke shpresuar dhe besuar në ardhjen tuaj, FFK-ja Ju falënderon të gjithëve”, thuhet në njoftim.
Fadil Vokrri, i cilësuar si legjenda e futbollit të Kosovës, vdiq më 9 qershor të vitit 2018.
E-Diaspora
-
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala” Themeluesja e “Thinking Machines” dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI u shfaq në tapetin e kuq... -
Gjermani
Petrit Rama mbron doktoraturën në Gjermani me notën më të lartë “summa cum laude” në fushën e inteligjencës artificiale -
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













