Lajme
S’ka rrezik që Shqipërisë t’i kthehen vizat
Pavarësisht numrit të lartë të azilkërkuesve në vendet e Evropës, nuk ka asnjë rrezik që Shqipërisë t’i kthehen vizat.
Këtë premtim e ka dhënë në Tiranë ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere.
Ky i fundit tha se nga Shqipëria vetëm 2 për qind e kërkesave pranohen, ndërsa u dërgoi shqiptarëve mesazhin se kërkesat për azil nuk janë rruga e duhur.
“Me këtë rast dëshiroj t’u bëj një apel qytetarëve shqiptarë që të mos e ndjekin këtë rrugë, sepse kjo është një rrugë e vështirë, ilegale dhe nuk ka asnjë shans për të qëndruar nëpërmjet saj në Gjermani. Rreziku për kthimin e vizave për Shqipërinë nuk ekziston”, deklaroi De Maiziere.
Ndërsa ministri francez i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, deklaroi se qeveria shqiptare po bën hapa seriozë në luftën kundër trafikut të drogës, ndaj Franca do të bashkëpunojë ngushtë me të në këtë luftë.
Nga ana tjetër, zyrtarët në Tiranë thanë se marrja e statusit të vendit kandidat nuk është një eufori, por shtysë drejt luftës së krimit dhe korrupsionit.
Dy ministrat, De Maiziere dhe Cazeneuve, ishin të ftuar në Tiranë nga ministri i Brendshëm shqiptar, Tahiri.
Ministrat e Brendshëm të Francës dhe të Gjermanisë u priten edhe nga kryeministri Rama.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












