Kuriozitete
50-vjetori i misionit Apollo 11
- Presidenti Trump pret astronautët në Shtëpinë e Bardhë
Sot mbushen 50 vjet nga dita kur astronautët e parë amerikanë zbritën në Hënë dhe hodhën hapat e parë në planetin deri atëherë të panjohur. Presidenti Trump priti dje në Shtëpinë e Bardhë astronautë të anijes së hapësirës Apollo 11, që realizoi misionin e parë në Hënë.
I rrethuar nga Buzz Aldrin, Mike Collins dhe nga familjarë të komandantit të misionit Neil Armstrong në Zyrën Ovale, Presidenti Trump u informua për planet e administratës së tij për të dërguar përsëri astronautë në Hënë dhe në Mars, si dhe mbi përparimet në realizimin e fluturimeve komerciale në hapësirë.
“Ne do ta sjellim sërish shkëlqimin e suksesit në programin e hapësirës”, tha Presidenti Trump. Të pranishëm në takim ishin gjithashtu Zonja e Parë Melania Trump, zëvendëspresidenti Mike Pence dhe administratori i NASA-s, Jim Bridenstine.
Buzz Aldrin i tha Presidentit se ndjehej i zhgënjyer që nuk janë shënuar përparime të mëdha në eksplorimin e hapësirës gjatë dekadës së fundit.
Astronautët Aldrin dhe Armstrong, i cili u nda nga jeta në vitin 2012, bënë histori kur u ulën në hënë 50 vjet më parë si sot, ndërsa astronauti tjetër Mike Collins qëndroi në modulën e komandimit në orbitë, sipër tyre.
Nënpresidenti Mike Pence shkon sot në Qendrën Hapësinore Kennedy në Cape Canaveral të Floridës, ku do të mbajë një fjalim për këtë ngjarje të rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss










