Kosova
Çfarë e pret Ramush Haradinajn?
Marrja në pyetje e personaliteteve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, vazhdon nga janari i këtij viti. Nga organizata e veteranëve të luftës në Kosovë kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se, deri më tash, në intervista janë thirrur 40 vetë, në kapacitete të ndryshme, përcjell albinfo.ch
Para Prokurorisë së Specializuar për Kosovën (të njohur si Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë) javën e ardhshme pritet të paraqitet Ramush Haradinaj. Haradinaj e dha vetë lajmin më 19 korrik në mbledhjen e Qeverisë, kur edhe dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës. Ai tha se në Hagë duhet të shkojë si qytetar i thjeshtë, e jo si kryeministër shteti.
Haradinaj tha se udhëheqja e ardhshme e Kosovës duhet të zgjidhet nga populli dhe se, pas kthimit nga Haga, do të angazhohet brenda partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe do të përgatitet për zgjedhje të reja. Prokuroria e Specializuar në Hagë nuk ka publikuar informata për këtë rast, ashtu siç ka vepruar në të kaluarën.
Procedura para Haradinajt
Ligji i Kosovës për Prokurorinë e Specializuar i autorizon prokurorët për të hetuar të dyshuarit e mundshëm dhe për të mbledhur prova.
Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari nuk do të detyrohet të pranojë fajësinë, thuhet në ligj. Të drejtat e të dyshuarit, me të cilat njoftohet para marrjes në pyetje, përfshijnë të drejtën për të qenë i informuar se ka arsye për të dyshuar se ai ka kryer një vepër penale, të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, e cila, megjithatë, nuk merret parasysh gjatë përcaktimit të fajit apo të pafajësisë. I dyshuari gjithashtu paralajmërohet se çdo deklaratë që është e shkruar mund të përdoret si dëshmi. I dyshuari ka të drejtën e ndihmës së avokatit mbrojtës sipas zgjedhjes së tij.
Pasi të vërtetohet se ekziston dyshim i arsyeshëm se një person është përgjegjës për një vepër penale brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara, prokurori përgatit aktakuzën dhe e dorëzon atë me materiale shoqëruese te Dhomat e Specializuara.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër, sot 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C













