Shkurt.ch
Cyrihu, qyteti më i shtrenjtë në Evropë për të huajt
Pas Cyrihut vijnë dy qytete tjera zvicerane: Gjeneva dhe Berna. Në renditjen botërore Cyrihu figuron në vendin e pestë
Zvicra është dhe mbetet vend i shtrenjtë, sidomos për të huajt. Një studim i kohëve të fundit tregon se Cyrihu, Gjeneva dhe Berna janë qytetet më të shtrenjta për të huajt në Evropë.
Të huajt duhet të shikojnë thellë në xhepat e tyre nëse zgjedhin Cyrihun për të jetuar aty. Pjesa rreth lumit Limmat e qytetit të Cyrihut sipas studimit është më e shtrenjta në Evropë për të huajt. Pas Cyrihut, në renditjen për vitin 2014 të bërë nga firma konsulente Mercer, vijnë qytetet zvicerane Gjeneva dhe Berna.
Moska, e cila ende ishte në krye të listës vitin e kaluar ka përfunduar në vendin e katërt. Vijnë më pas Londra, Kopenhaga dhe Oslo.
Globalisht, si edhe vitin e kaluar, kryeqyteti i Angolës, Luanda mbetet qyteti më i shtrenjtë për të huajt. Cyrihu në renditjen ndërkombëtare figuron në vendin e pestë.
“Mercer” krahason në studimin e realizuar në tremujorin e parë çmimet e produkteve dhe shërbimeve në më shumë se 200 qytete në mbarë botën. Përveç ushqimit dhe veshjeve gjithashtu ka hulumtuar edhe për çmimet e qirasë dhe biletave të transportit publik.
Rritja e çmimit të qirasë së banesave ka bërë që qytetet zvicerane të figurojnë në këtë renditje si më të shtrenjtat. Nga ana tjetër thuhet se frangu është një monedhë relativisht e fortë.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”













