Shkurt.ch
7 të lënduar gjatë fikjes së zjarrit në Zug
Dy prej tyre, për shkak t ëhelmimit me gazrat e lëshuar nga zjarri janë dërguar në spital. Ndërsa pesë të tjerët janë trajtuar në vendin e ngjarjes
Një zjarr i madh që kishte shpërthyer mbrëmjen e të enjtes në kulmin e Bankës Kantonale të Zug-ut ka shkaktuar lëndimin e një numri të zjarrfikësve që kishin shkruar në numër të madh për ta shuar zjarrin.
Godina e bankës në fjalë ka qenë duke u rinovuar ndërsa zjarri kishte shpërthyer pak pas mbarimit të punimeve për ditën e enjte, rreth orës 19.15. Kështu, as në kulm dhe as në pjesën tjetër të ndërtesës nuk kishte njerëz në kohën e shpërthimit të zjarrit, ka njoftuar policia e Zug-ut. Sipas saj, zjarri është shkaktuar pasi që fillimisht kishte marrë flakë një fuçi me bitum.
Rreth mesnatës zjarri tashmë ishte nën kontroll. Por, shtatë persona që kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit është dashur t`i nënshtrohen trajtimit mjekësor, shkrun nzz.ch. Dy prej tyre, për shkak të stërlodhjes gjegjësisht helmimit me gazrat e lëshuar nga zjarri janë dërguar në spital. Ndërsa pesë të tjerët janë trajtuar nga ekipet e ndihmës së parë në vendin e ngjarjes.
Në aksionin e shuarjes së zjarrit kanë marrë pjesë rreth 250 zjarrëfikës nga Zug-u dhe regjioni.
Policia ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaktarin e mundshëm të zjarrit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











