Futboll
10 futbollistët kryesorë të Superligës, mes tyre edhe Behrami e Xhaka
Edicioni i ri në Superligën e Zvicrës ka nisur dhe pritet një edicion shumë interesant
Këtë fundjavë nisi edicioni i ri në Superligën zvicerane, që pritet të jetë shumë interesant. “Blick” ka renditur dhjetë futbollistët kryesorë për këtë edicion, ku në mesin e tyre janë edhe Valon Behrami dhe Taulant Xhaka. Të tjerët janë Guillaume Hoarau, Laurent Ëalthert, Jonathan Sabbatini, Denis Popoviq, Cedric Itten, Blessing Eleke, Miroslav Stevanoviq dhe Miguel Castroman, përcjell albinfo.ch.
Valon Behrami është rikthyer në Sion. Ai ndoshta nuk është një 10-sh, nuk ka shumë kreativitet, por është një lojtar që nuk dorëzohet kurrë.
Atij pritet t’i dorëzohen çelësat e mesfushës. Edhe pse është 34-vjeçar, ndihet i ri për të luajtur dhe me shumë motiv. Behrami ka theksuar se ndihet i motivuar dhe nuk ka ardhur të pensionohet, derisa ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare, përcjell tutje albinfo.ch.
Nuk ka se si të mungojë Taulant Xhaka, një luftëtar në fushë. Xhaka thotë se koha e justifikimeve ka përfunduar dhe tashmë janë të gatshëm për sezonin e ri.
Baseli kërkon titullin dhe me këtë pajtohet mesfushori shqiptar. Ai pret një edicion të mirë, pasi kishin edhe përgatitje të mira dhe asnjë lojtar i rëndësishëm nuk është larguar.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026














