Lajme
Tirana, destinacioni më i shtrenjtë në rajon për fluturime
Agjencitë turistike në Shqipëri ankohen se çmimet e shtrenjta të fluturimeve në Shqipëri po dëmtojnë turizmin
Top Channel në një kronikë televizive ka intervistuar përfaqësues të agjencive turistike, të cilët thonë se situata vazhdon të rëndohet nga viti në vit.
Tirana, sipas tyre, mbetet destinacioni më i shtrenjtë në rajon për fluturime.
„Dhe jo vetëm avionët, por edhe tragetet kanë çmime të rritura artificialisht. Tani që flasim, një person nuk mund të udhëtojë dot jashtë pa 300 euro, flas për vendet fqinje, si Roma dhe Bari”, shton Sava Bardhi.
Janë disa nga shkaqet pse qytetarët shqiptarë detyrohen të paguajnë më shtrenjtë se fqinjët e tyre për të fluturuar.
Aeroporti “Nënë Tereza” ka taksat më të larta jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.
„Mund të them 20% më shtrenjtë. Çmimi i karburantit të avionëve këtu është më i larti”, shpjegon Bardhi.
Ndërsa Besni Vathi nga një agjenci tjetër turistike thotë se po mundohen të gjejnë rrugë të tjera, duke devijuar trafikun e fluturimeve.
“Ne po i çojmë dhe sjellim njerëzit nga aeroportet e rajonit, sepse na bie shumë më lirë. 90% të organizimeve i bëjmë nga Shkupi ose Prishtina”, thotë Vathi.
Siç raporton Top Channel, turizmi është një nga degët më të mëdha të ekonomisë, me gati 13% të prodhimit kombëtar.
Por, ndikimi i tij është shumë më i madh, pasi prek një sërë sektorësh zinxhir.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














