Lajme
Sa para mund të sjellin mërgimtarët në vendlindje?
Deri në 10 mijë euro mërgimtarët mund t’i fusin në Maqedoni pa i paraqitur te autoritetet doganore. Kujdes, mbi këtë shumë duhet deklaruar se mund t’u konfiskohen.
Java e fundit e korrikut si dhe fillimi i muajit gusht shënojnë ardhjen e mërgimtarëve për të pushuar në vendlindje. Ardhja e mërgimtarëve në këtë periudhë të sezonit të verës, sidomos me veturat personale, shpesh i ka kapur të papërgatitur autoritetet kufitare të Maqedonisë.
Sipas gazetës Koha në Shkup, nga ky vit mërgimtarët në çdo kohë do të mund të informohen sesa është kolona e veturave që presin për të kaluar në pikat hyrëse kufitare të Maqedonisë.
Mjafton që me vete të kenë llap top apo celularë me qasje në internet.
“Tash e tutje ky problem është tejkaluar dhe mërgimtarët do të mund në çdo kohë të verifikojnë se në cilën pikë kufitare pritet më gjatë, apo nëse ka ndokund kolonë të gjatë automjetesh“, thonë nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”.
Mjafton të kenë llap top dhe celularë dhe përmes linkut http://www.roads.org.mk/315/video-kameri do të mund të ndjekin gjendjen në vendkalimet kufitare dhe në rrugët e Maqedonisë përmes video-kamerave”.
Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë, Lavdrim Veliu, thotë se problemi i vetëm që mund të shkaktojë vonesë nga ana e policëve doganorë është fakti se mërgimtarët ende nuk e dinë se sa para mund të sjellin në vendlindje.
“Gjatë kësaj periudhe të vitit problemet më të shpeshta që paraqiten në pikat doganore kanë të bëjnë me moslajmërimin e parave. Kjo vjen edhe si rezultat i mospasjes së njohurive të bollshme ligjore nga mërgimtarët dhe rregullave që vlejnë në Maqedoni“, thotë për gazetën Koha Veliu.
Ligji në fuqi mundëson sjelljen e mjeteve financiare brenda territorit të shtetit në sasi të pakufizueshme dhe pa mos pasur ndonjë komplikim ose ndonjë procedurë shtesë administrative.
Në bazë të ligjit, çdo rezident ka të drejtë pa mos i paraqitur në doganë të sjellë në Maqedoni vlerën deri 10.000 euro, ose 600.000 denarë.
Kurse çdo vlerë që tejkalon shumën prej 10.000 eurove duhet të paraqitet në organet doganore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











