Shqipëria
Sa shqiptarë morën pasaporta të vendeve të BE-së
Në vend të parë është Maroku, me rreth 68 mijë pasaporta dhe në vend të tretë, India me 32 mijë pasaporta
Ndonëse një shtet me popullsi të vogël, më pak se 3 milionë banorë, shqiptarët u renditën të dytët në Evropë në vitin 2017 sa i përket fitimit të shtetësisë në një nga vendet e Bashkimit Evropian. Emigrantët e ikur në vite tashmë po bëhen qytetarë me të drejta të plota në BE, kryesisht në Greqi dhe Itali.
Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se 58,853 morën shtetësi në një nga vendet e BE-së në 2017-n, duke u renditur ndër tre vendet e para në Evropë që kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së. Në vend të parë është Maroku, me rreth 68 mijë pasaporta dhe në vend të tretë, India me 32 mijë pasaporta.
Italia ka dhënë 27,112 pasaporta për shqiptarët, teksa ata rezultojnë më të “preferuarit”, duke u renditur të parët. Pas tyre janë marokenët (22.6 mijë) dhe brazilianët (rreth 10 mijë), transmeton Monitor.
Greqia ka dhënë gati 30 mijë pasaporta për emigrantët shqiptarë. Ata që jetojnë në Greqi kanë rezultuar tepër të preferuar sa i përket vendimmarrjes së institucioneve për t’i dhënë shtetësinë. Vendi i dytë që ka marrë më shumë shtetësi greke është Ukraina, me vetëm 500 dhe të tretët janë moldavët me 378, përcjell albinfo.ch.
Përveç Greqisë dhe Italisë, shqiptarët po arrijnë të marrin pasaporta dhe në shtete të tjera, por me shifra shumë më të ulëta. Belgjika ka dhënë 571 pasaporta, Gjermania ka dhënë 374 pasaporta, Mbretëria e Bashkuar 315, Franca 282.
Shtetësia në BE
Në 2017, 825 mijë persona kanë fituar shtetësinë e një shteti anëtar në BE. Shtetet Anëtare ku shumica e njerëzve morën shtetësi në 2017 ishin Italia (18% e të gjitha shtetësive të fituara në BE), Mbretëria e Bashkuar (15%), Gjermania dhe Franca (14% secila), Suedia dhe Spanja (8% secila).
Përfituesit kryesorë të një shtetësie të BE ishin njerëzit nga Maroku (8%), Shqipëria (7%), India dhe Turqia (4% secila). Franca, Spanja dhe Italia (së bashku 83%) ishin Shtetet Anëtare kryesore ku shtetasit nga Maroku kishin fituar shtetësi, ndërsa për ata nga Shqipëria ishte në Greqi dhe Itali (së bashku 97%). Mbretëria e Bashkuar (53%) ishte shteti anëtar kryesor ku popullsia nga India fitoi shtetësi, ndërsa për ata nga Turqia ishte Gjermania (50%).
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Amazon, Zalando dhe Temu së shpejti do të detyrohen të kenë një kontakt në Zvicër Këshilli Kombëtar dëshiron të detyrojë platformat e huaja si Amazon, Zalando ose Temu të emërojnë një... -
Debati mbi hapësirën e pakët të jetesës: Pse të moshuarit qëndrojnë në shtëpi njëfamiljare -
Bankat zvicerane goditen me padi me tre shifra milionëshe -
Rritje e trafikut ajror në Cyrih: më shumë fluturime në prill 2026 -
Ndërrimi i banesës në Zvicër mund të rrisë qiranë deri në 50%















