Lajme
Në Holzkirchen përfundoi viti shkollor 2018/19
Në Holzkirchen, Landin e Bavarisë, nën përkujdesen e mësueses, Blerina Shabani dhe Këshillit të Prindërve u mbajt një ceremoni manifestuese për mbarimin e vitit shkollor 2018/2019, ku dhe u bë dhënia e dëftesave, për nxënësit të cilët kanë përcjellë procesin mësimor, të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe
Në këtë manifestim, përpos prindërve, Këshillit të Prindërve, bashkëkombësve dhe nxënësve, ishte i pranishëm edhe kryetari i sapozgjedhur i LAPSH-it në Bavari, Milazim Uka, arkëtarit Rexhep Nikçi dhe mysafire ish-mësuesja e gjuhës gjermane në këtë shkollë, znj.Destere.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i LAPSH-it, Milazim Uka, ndërsa Kryetari i Këshillit të Prindërve të Holzkirchen, Hakif Qerimi, pasi i përshëndeti të pranishmit, në mënyrë të veçantë e falënderoi për vullnetin dhe përkushtimin e madh mësuesen Blerina Shabanin. Po ashtu u zotua se “do të angazhohemi, ne Këshill i Prindërve, për rritjen e numrit të nxënësve në këtë pjesë”, ku dhe i përgëzoi për regjistrimin e dy nxënësve të rinj; Rita Gashi dhe Erand Gashi!
Mësuesja Blerina Shabani me fjalët e saj emocionuese dhe inkurajuese për nxënës dhe prindër, ndër të tjera tha:
“Të nderuar prindër, të pranishëm, të dashur nxënës mirë se keni ardhur të na bashkoheni në këtë ditë të veçantë, ku me sukses po e përmbyllim vitin e dytë të mësimit plotësues në shkollën shqipe në Holzkirchen! Andaj uroj që të përfshihen të gjithë fëmijët mërgimtarë në procesin mësimorë në gjuhën shqipe, ku dhe i inkurajojmë të gjithë prindërit shqiptar t’i sjellin fëmijët, ngaqë ata fëmijë që e njohin gjuhën e tyre janë më të mirë dhe të suksesshëm edhe në gjuhën gjermane! E, siç thotë poeti ynë i madh, Sami Frashëri: “Suksesi i shkollës sonë dhe mësimi i gjuhës shqipe, janë vdekje për armiqtë e kombit”.
Unë, ndihem e nderuar dhe e privilegjuar që m’u ka besuar nga prindërit, detyra e shenjtë të jem mësuese e gjuhës shqipe dhe mbetem me shpresë në çdo vit të kemi rritjen e numrit të nxënësve dhe të përfshihen të gjithë fëmijët mërgimtarë në procesin mësimor me Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe!”.
Pjesën e dytë të manifestimit i dhanë ngjyrë emocionuese dhe inkurajuese nxënësit e kësaj shkolle me paraqitjen e tyre brilante, para të pranishmëve, prindërve dhe mysafirëve, e në veçanti i dhanë një emocion mësueses së tyre, Blerina Shabani, e cila për dy vite ishte më tepër se një mësuese!
Programi kulturo-artistik ishte përgatitur nga mësuesja dhe nxënësit, ku programin e moderoi nxënësja Hanife Jasharaj, e cila me paraqitjen e saj dha shpresë se e ardhmja e rinisë së mërgatës shqiptare do të jetë më e mirë, nëse fëmijëve ua ofrojmë rrezen e dritës, e i nxisim të jenë të pranishëm në shkollën shqipe me mësimin plotësues.
Në skenë, moderatorja, Hanife Jasharaj, ftoi me poezinë “Shqiponja” nxënësin Salih Mustafa, me poezinë “Gjuha jonë” Elzon Ademaj dhe me poezinë “Atdheu” Arian Ajeti, kurse me pjesën teatrale ftoi nxënësit: Leon Jasharaj, Olart Avrami, Milot Fazlija, Dardan Mustafa, Leon Qerimi, Melisa Jasharaj, Elzon Ademaj dhe vetë Hanife Jasharaj. Po ashtu nxënësit: Arti Mustafa me poezinë “Flamuri”, Olart Avrami me poezinë i “Dashur Atdhe” performuan shkëlqyeshëm.
Me recitalin “Pse jemi ndarë” ishin nxënësit: Melisa, Elzoni dhe Leoni dhe recitalin tjetër “Të mësojmë gjuhën e Nënës” recituan nxënësit: Miloti, Leoni, Hanifja, Dardani, Leo, Melisa dhe Olti, kurse nxënësi Dardan Mustafa me poezinë “Shkolla shqipe”, e nxënësit: Olt Avrami dhe Andi Mustafa interpretuan bukur.
Manifestimi u gjallërua edhe me këngë e valle, të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle. Kënga “Ti Flamur”, të kënduar nga të gjithë nxënësit dhe të përcjellur me kitarë nga nxënësi, Leon Qerimi, i emocionoi të pranishmit, kurse me dy pika muzikore, me çifteli, na vije nxënësja Elora Ademaj.
Pra, në fund të programit, së bashku të gjithë nxënësit kënduan këngën e preferuar “Xhamadani vija-vija”, ku dhe u bë ndarja e dëftesave e nxënësve nga mësuesja Blerina Shabani, kryetari i LAPSH-it, Milazim Uka dhe Rexhep Nikçi. Po ashtu ju dhuruan tre nxënësve tri libra, nga autori Mustafë Krasniqi, në shenjë respekti për dy nxënës të cilët mbaruan shkollën, për të vijuar studimet e mëtutjeshme, nxënësve: Elora Ademaj Hanife Jasharaj, si dhe për nxënësen e rregullt Arian Ajeti (foto. nga B.SH).
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? Gjithnjë e më shumë punëdhënës zviceranë po kërkojnë një certifikatë mjekësore që nga dita e parë... -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim















