Shkurt.ch
Vetëm italianët dhe gjermanët marrin më shumë pasaporta zvicerane se kosovarët
Pasaportën zvicerane gjatë vitit 2013 e kanë marrë 4665 shtetas italianë, 3925 gjermanë dhe 2641 shtetas të Kosovës, 2553 të Serbisë etj.
Gjatë vitit 2013 kanë fituar shtetësinë zvicerane (janë natyralizuar) 36.161 të huaj ose për 3% më shumë se një vit më parë ndërsa po gjatë kësaj periudhe kanë bërë kërkesë për shtetësi 25.000 të tjerë.
Sipas raportit të publikuar të enjten nga Zyra Federale për Migracion (BFM), më së shumti persona të natyralizuar ka pasur nga Italia, e pastaj nga Gjermania, Kosova, Serbia, Franca, Portugalia dhe Turqia. Kështu, pasaportën zvicerane gjatë vitit 2013 e kanë marrë 4665 shtetas italianë, 3925 gjermanë dhe 2641 shtetas të Kosovës, 2553 të Serbisë etj.
Shtim më i madh i të natyralizuarve është shënuar te qytetarët francezë, plot 42%. Pas tyre vijnë gjermanët me 14 për qind dhe italianët, me 12%.
Nga viti 2009 deri në vitin 2012 ka pasur një rënie të numrit të kërkesave për natyralizim, pas një rekordi që ishte shënuar në vitin 2008 me 34965 kërkesa. Në vitin 2012 numri i kërkesave kishte rënë në shkallën më të ulët, gjegjësisht 24806 sish.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike











