Zhvillim
Zhvillimi ekonomik, peng i politikës
Sipas ekspertëve të ekonomisë, problemet politike reflektohen edhe në proceset ekonomike, sidomos duke shkaktuar ngecje në zhvillim
Ngërçi politik që ka përfshirë Kosovën pas zgjedhjeve të 8 qershorit dhe mos zgjidhja e institucioneve të reja, po manifestohet edhe në çështjet ekonomike. Sipas ekspertëve të ekonomisë, problemet politike reflektohen edhe në proceset ekonomike, sidomos duke shkaktuar ngecje në zhvillim.
Profesori i ekonomisë, Naim Gashi ka thënë për REL, thekson se ngërçi politik i krijuar ka efekte shumë dimenzionale dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës do të shënojë ngecje gjatë këtij viti.
“Ngërçi politik me të cilin po ballafaqohet Kosova ka efektet e veta negative në të gjitha proceset në shoqëri në përgjithësi, por edhe ekonomisë ne veçanti. Me institucionet të pa qëndruara Kosova ballafaqohet vitin e fundit, njëherë kishim një qeveri që kishte një mungesë të shumicës në parlament, tani kemi një ngërç total dhe të gjitha këto do të ndikojnë në performancën makro dhe mikro ekonomike”, thotë Gashi.
Sipas Gashit, Kosova do të ketë ngadalësim të zhvillimit ekonomik duke marrë parasysh se shumica e projekteve të mëdha kanë një vakum, janë në pritje përderisa të krijohen institucionet e reja dhe të vazhdohet me punë.
“Ne nuk kemi vetëm mungesë të ekzekutiv të qeverisë dhe bllokadë të kuvendit, ne e kemi një bllokadë totale të të gjitha institucioneve shtetërore, të agjencive, shumica prej tyre kanë mungesë të plotësimit të bordeve mungojnë drejtorët e bordeve dhe anëtarët”, thekson ai.
Edhe eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi thekson se vonesa e krijimit të institucioneve të reja reflektohen negativisht në proceset ekonomike.
“Kur them këtë e kam parasysh, të zëmë fillimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit u zvarrit për shkak të mungesës së ministrive me kompetenca të plota, është shtyre koncesionimi i kompleksit turistik Brezovica, është shtyrë afati për dorëzimin e ofertave për Termocentralin Kosova e re dhe po ashtu është shtyre procesi për ri-organizimin e Trepçës”, tregon Rexhepi.
Kosova thonë ekspertët gjatë këtij viti do të këtë rritej ekonomike, por jo rritjen e pritshme. Nëse vitin e kaluar Kosova ka pasur rritje ekonomike afër 4 për qind, në këtë vit rritja ekonomike nuk mund të jetë më shumë se 2,5 për qind.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje











