Shkurt.ch
Ekzorcistët vazhdojnë të ndjekin “xhindet” në Zvicër
Vetëm në Ipeshkvinë e Chur-it punojnë 11 ekzorcistë, të cilët ndihmojnë pacientët për "të ndjekur djallin"
Ekzorcistët, priftërinjtë që ndjekin shpirtrat e këqij, (xhindet ose djallin) i njohim nga filmat horror. Por në fakt ata janë pjesë e një dukurie krejt reale dhe bashkëkohore në Zvicër. Vetëm në Ipeshkvinë e Chur-it janë punojnë 11 ekzorcistë. Sipas njërit prej tyre, Christoph Casetti, rastet më të rënda për dëbimin e shpirtrave të këqij vijnë nga Gjermania.
Në këtë vend ekzorcizmi si praktikë është anatemuar që nga viti1976. Si shkas pati shërbyer vdekja e një studenteje nga Bavaria gjatë seancave të ekzorcizmit. Prej atëherë në Gjermani ekzorcistët janë fare të rrallë, shkruan “NZZ am Sonntag”. Ndërkohë, Zvicra është bërë njëfarë bastioni i kësaj praktike që ekziston tradicionalisht brenda Kishës Katolike.
Ekzorcistët i quajnë “Shpirtra të ngarkuar” personat e obsesionuar, të cilët kërkojnë shpëtim te ta. Kërkesa për shërbimet e tyre është rritur shumë në vitet e fundit. Siç thotë Patër Gabriele Amort, kryetar i Bashkësisë Ndërkombëtare të ekzorcistëve, shkak për këtë rritje kërkesash gjegjësisht për “ndikimin e djallit” është kthesa amorale që ka marrë jeta dhe materializmi. Ai madje tërheq vërejtjen edhe kundër ushtrimeve të joga-s dhe dëgjimit të rok muzikës. Sipas tij edhe leximi i librave si “Harry Potter” që trajtojnë tema të magjisë është i dëmshëm.
Ndërkohë që ekzorcistët e marrin me shumë seriozitet punën e tyre, dhe për të flasin sikur mjekët për trajtimin e pacientëve, shumëkush në shoqëri drejton kritika ndaj tyre. “Voodoo në variantin katolik” e quajnë këtë praktikë kritikët, të cilët tërheqin vërejtjen për rreziqet që dali nga ajo. Studiuesi i religjionit. George Otto Schmid, fjala vjen, thotë se “paraqiten shumë njerëz që kanë përvoja jo te mira me këto shërbime”:
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











