Lajme
Kosovë, edhe 17 të dyshuar në arrati
Policia e Kosovës nuk ka arritur ta arrestoj personin kryesor të ISIS-it në Kosovë, Bujar Brahimin, i cili bashkë me 16 të tjerë është arratisur. Policia po i kërkon gjurmët e tyre
Policia e Kosovës nuk e ka përfunduar aksionin për kapjen e të dyshuarve për pjesëmarrje në luftën e Sirisë si pjesëtarë të organizatës terroriste “ISIS” dhe “Al Nusra”. Kjo, për faktin, se njeriu kryesor i organizimit të shqiptarëve për pjesëmarrje në Siri, Bujar Brahimi i ka shpëtuar arrestit.
Siç raportojnë midat, janë edhe 17 pjesëtarë të tjerë, të cilët ndodhen në arrati, që po kërkohen nga organet e rendit.
Bujar Brahimi nga Mitrovica, prijësi i këtij grupi, mik i afërt i Lavdrim Muhaxherit, njeriut që u pa në facebook duke ia prerë kokën një siriani, nuk është gjendur në shtëpi natën e aksionit policor.
Brahimi, siç raporton “Zëri” për 508 ditë ka qenë pjesë e grupit terrorist ISIS në Siri. Ai është kthyer në Kosovë në prill të këtij viti prej ku ka bërë thirrje tek qytetarët e tjerë për të shkuar e për t’iu bashkuar të tjerëve në luftën për xhihad.
Brahimi tashmë dyshohet për terrorizëm dhe i prinë listës prej 57 personave të dyshuar për terrorizëm e nxitje terrorizmi.
Ndërkohë, në aksionin e djeshëm të Policisë janë mbyllur dy vende ku është dyshuar se po rekrutohen të rinjtë për në Siri, xhamia ilegale e improvizuar në objektin e Termokosit në lagjen “Dardania”, në Prishtinë dhe Kulla e Jetimit në Prevallë, e cila dyshohet se ka qenë vendtakim i këtij rrjeti.
Ndryshe në aksionin e djeshëm të Policisë janë arrestuar 40 persona të dyshuar për pjesëmarrje në luftën Sirisë dhe Irakut si pjesëtarë të organizatave terroriste ISIS dhe “Al Nusra”. Të arrestuarve iu janë konfiskuar edhe armë, municion, por sipas policisë, edhe mjete eksplozivi.
Për këtë aksion të policisë kosovare kanë raportuar të gjitha mediet botërore, përfshirë edhe ato arabe. Ndërsa kancelaritë diplomatike të botës që janë të akredituara në Prishtinë, i kanë dhënë mbështetje të fushime institucioneve kosovare për t’i luftuar organizatat ekstremiste.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












