Kosova
Kosovë: Arrestohet italiani, pas rrëmbimit të shtetases gjermane
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, pas pranimit të informacioneve përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit, ka realizuar një operacion policor mjaft të suksesshëm duke arritur lirimin e një femre të rrëmbyer.
Sipas njoftimit të policisë, ky operacion policor është realizuar sot nga Njësiti për Hetime të Përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar.
Hetuesit policorë, pas grumbullimit të informacioneve në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit të përcjellë me një reagim të shpejtë të tyre, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar: R.S., mashkull, 39 vjeç, shtetas italian.
Viktima e rastit, shtetase gjermane, është dërguar për ekzaminim mjekësor, pasi që e njëjta dyshohet se është mbajtur e mbyllur që nga data 3 gusht 2019.
Aktualisht personi i dyshuar po intervistohet në objektet policore, ndërkohë që hetuesit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanavet të ngjarjes.
E-Diaspora
-
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit për koncertin e tij të parë në Zvicër, më... -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 20 mijë vrapues në Zürich Marathon 2026, mes tyre edhe pjesëmarrës shqiptarë me rezultate të shkëlqyera Në vend të zhurmës së zakonshme të trafikut, mëngjesi i sotëm në Cyrih u hap me... -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës -
Rasti tronditës me 15 fëmijë të abuzuar në çerdhet në Winterthur, kishte sinjale paralajmëruese prej kohësh -
Ngjarjet që morën më shumë vëmendje këtë javë -
Tregu i sigurimeve kibernetike po rritet me shpejtësi












