Kosova
Prokurori i shtetit ngrit 32 aktakuza
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 32 aktakuza kundër 41 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 15 persona.
Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Raportet nga prokuroritë themelore:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tre (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Po ashtu, nga kjo Prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve,
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















