E-Diaspora
Albian Ajeti, pas kalimit në Premierligë: Kjo është një ditë e madhe!
Sulmuesi me prejardhje kosovare, Albian Ajeti, është shprehur shumë i lumtur me transferimin e tij nga Baseli në West Ham United, duke thënë se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të dhe familjen e tij.
Pas raportimeve të djeshme se Albian Ajeti do të zyrtarizohej së shpejti në West Ham Unitedi, klubi i Premierligës e konfirmoi transferimin e sulmuesit nga Baseli përmes një videoje të përcjellë me mbishkrimin “Takojeni sulmuesin tonë të ri”.
22-vjeçari u bashkohet “Çekanëve” fillimisht në një marrëveshje katërvjeçare, mirëpo në kontratë është i përfshirë një opsion për ta zgjatur atë edhe për dy sezone të tjera shtesë.
Ajeti – i cili e luajti ndeshjen e tij të fundit për klubin zviceran në fitoren kundër PSV-së, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve – i ka shënuar më shumë sesa 40 gola gjatë tre sezoneve të fundit përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj Deputeti Andreas Gafner propozon natyralizim të thjeshtuar për sipërmarrësit e huaj në Zvicër... -
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë












