Kosova
Reagon AGK: Të ndalet gjuha denigruese ndaj 9 gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, i cili kishte thënë se gazetarët janë futur në një skenar politik dhe qëllimi i tyre është destabilizimi i RTK-së në prag të fushatës zgjedhore. Në këtë reagim thuhet se këtyre gazetarëve në mënyrë të njëanshme po u kërkohet sistemimi në njësi të tjera, si pasojë e avancimeve të kundërligjshme në televizionin publik.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim po i përcjell zhvillimet e fundit në RTK, me ç’rast nëntë gazetarëve të Dhomës së Lajmeve, sipas informatave nga ana e tyre dhënë AGK-së, po u kërkohet në mënyrë të njëanshme sistemimi në njësi të tjera të Televizionit të Kosovës, si rrjedhojë e pakënaqësisë me avancimet e kundërligjshme në mediumin publik”, thuhet në njoftim.
Madje, AGK e konsideron shqetësues faktin që gazetarët po etiketohen si “gazetarë politikë” dhe kërkon distancimin e RTK-së për këto cilësime.
AGK ka paralajmëruar se në rast të mosveprimit konform rregullave, RTK do të përballet me ligjin.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës nga afër do t’i ndjekë këto zhvillime në mediumin publik të Kosovës dhe në rast të mosveprimit konform rregulloreve dhe ligjeve në fuqi, do të ndërmerren të gjitha hapat konform mandatit, me qëllim që situata e krijuar të zgjidhet bazuar në të drejtën ligjore të anëtarëve tanë”, thotë AGK-ja në reagim.
Gjatë së shtunës, nëntë gazetarë të RTK-së kishin vendosur t’i kërkojnë të drejtat e tyre duke shkruar letra dhe kërkesa në drejtim të menaxhmentit. Kanë kundërshtuar emërimin e një redaktori të lajmeve, për të cilin kanë thënë se s’ka pasur diplomë kur është pranuar në punë në RTK.
Në anën tjetër, drejtori i gjeneral i RTK-së, gjatë ditës së shtunë kishte akuzuar nëntë gazetarë të televizionit publik se po tentojnë ta destabilizojnë RTK-në, e që sipas tij, ata janë pjesë e një skenari politik, pa përmendur parti të caktuara politike.
“Kjo tregon se këta kolegë janë futur në një skenar politik dhe qëllimi i tyre nuk është as avancimi, as risistemimi, por destabilizimi i RTK-së, pikërisht tash në prag të fushatës zgjedhore”, ka thënë Kastrati në një reagim, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
SBB njofton udhëtarët se cilët trena nuk kanë klimë Vala e të nxehtit në Zvicër, aplikacioni i SBB tregon trenat pa ajër të kondicionuar... -
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave -
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet














