Gjuha
Mirë se vini në shkollën shqipe!
Nxënës të dashur, ato duart e juaja, të bukura që për mrekulli e bëjnë shqiponjën, nuk do të kenë kuptim të mjaftueshëm pa njohjen e gjuhës shqipe.
Viti i Ri shkollor 2019/20 në shkollat fillore në Zvicër me padurim po e pret fillimin e tij. Nxënësit në shumicën e kantoneve në Zvicër fillojnë me mësim këtë të hëne. Bashkë me ta edhe nxënësit e shkollës shqipe të kantonit të St. Gallenit, Argaut …, fillojnë me mësimin në gjuhën amtare. Jemi të bindur se ditët në atdhe kanë kaluar shumë shpejt sa që shumica prej jush, bëjnë të njëjtën pyetje, të cilën shpesh ne të rriturit ia parashtrojmë vetes : “A thua a ishim në vendlindje?”.
Por, megjithatë jemi të bindur se tani jeni më me shumë forcë se në Qershorin që e lamë pas. Bankat shkollore po ju presin dhe mësueset e mësuesit i kanë bërë të gjitha përgatitjet, që ju ta ndjeni veten si në vendlindje.
Mirë se vini!
Edhe sivjet ju presin shkronjat e shqipes, mësimet në lëmin e letërsisë, historisë, gjeografisë dhe kulturës shqiptare. Sa shumë keni për të mësuar sepse gjuha shqipe krahasohet me valët e detit. Ashtu si valët e detit që nuk përfundojnë edhe mësimet në gjuhën shqipe nuk përfundojnë kurrë. Prandaj, ju të gjithë duhet të përgatiteni që të “notoni” sa më mirë në valët e saj, sepse nuk ka më keq se kur një fëmijë nuk e njeh gjuhën e nënës- gjuhën amtare. Ju e ndjeni fare mire nganjëherë kur ju mungojnë fjalët dhe se si mundoheni të gjeni rrugëdalje me ndonjë fjalë tjetër për ta treguar kuptimin e fjalisë. Por, për të gjitha ka zgjidhje. Prindërit e juaj e kanë për obligim që të hënën t`iu sjellin në mësimin e gjuhës shqipe, kurse ne bashkë me ju të “notojmë” gjatë tërë vitit në dallgët e gjuhës shqipe, dallgë të cilat padyshim se do t`iu pëlqejnë shumë. Sivjet 26 semimaturantët e vitit të kaluar shkollor nuk i kemi në mesin tonë, atyre ju dëshirojmë shëndet dhe suksese në mësimet e mëtutjeshme në shkollën e vendit.
Por, shkollës shqipe këtë vit shkollor i bashkëngjiten dhjetëra e dhjetëra nxënës të klasës së parë. Abetaret janë gati.
Dhe fare në fund ju përkujtojmë edhe pse ua kemi thënë vazhdimisht se gjuha e nënës është themel i identitetit kombëtar, sepse gjuha mbron flamurin, identitetin, atdheun. Nuk mjafton të thuash jam shqiptar nëse nuk e di edhe gjuhën shqipe.
Ato, duart e juaja, të bukura që për mrekulli e bëjnë shqiponjën, nuk do të kenë kuptim të mjaftueshëm pa njohjen e gjuhës shqipe.
Mirë se vini!
Të ngjashme
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













