Kosova
Ambasadori britanik: U keqinterpretua deklarata e QUINT-it
Zgjedhjet janë çështje e Kosovës, sipas ambasadorit O'Connell
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka reaguar në lidhje me interpretimet që i janë bërë deklaratës së përbashkët të QUINT-it, në lidhje me rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Ai përmes këtij reagimi në Facebook ka thënë se çështja e dialogut Kosovë-Serbi është temë e rëndësishme edhe për Kosovën, edhe për gjithë rajonin dhe kjo është arsyeja pse duhet përfshirja e ndërkombëtarëve, dhe pse QUINT-i ka kërkuar rinisjen e tij, ndërkaq zgjedhjet, janë çështje tërësisht e Kosovës, se a duan t’i mbajnë apo jo.
“Çështja e mbajtjes së zgjedhjeve apo jo tërësisht i takon Kosovës. Kam lexuar “komentues” që pretendojnë se deklarata e QUINT-it ishte thirrje për formimin e një qeverie të re pa zgjedhje. Pse gazetat shtypin marrëzitë e tyre, pa na pyetur neve se çfarë mendojmë? Nuk është çudi që qytetarët e Kosovës shpesh ndjehen të keqinformuar. Rifillimi i dialogut dhe përfundimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse është në interes të Kosovës dhe gjithë rajonit. Kjo është arsyeja pse miqtë tuaj duan që të përgatiteni për të biseduar seriozisht sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar O’Connell.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














