Jeta në Zvicër
Zgjatet afati i masave emergjente në fushë të azilit
Pasi që nuk është e sigurt se ligji i reviduar i azilit do të mund të jetë gati deri në shtatorin e vitit 2015, Qeveria ka kërkuar zgjatjen e ndryshimit të afatizuar
Në vitin 2012 Parlamenti i Zvicrës pati miratuar revidimin e Ligjit mbi Azilin, e ç`rast një pjesë të ndryshimeve e kishte futur në praktikë si masë emergjente. Si të kufizuara në kohë që ishin shpallur, këto ndryshime nga shtatori i vitit 2015 duhej të dilnin nga fuqia dhe të zbatohej sërish ligji i vjetër.
Pasi që nuk është e sigurt se ligji i ri, plotësisht i reviduar i azilit do të mund të jetë gati deri në shtatorin e vitit 2015, dhe kështu rrezikohej synimi për shpejtimin e procedurës së azilit, Këshilli Federal ka kërkuar zgjatjen e ndryshimit të afatizuar.
Për nivelin federal ka rëndësi fakti që me ligjin e ndryshuar federata ka të drejtë që të fusë në funksionim për nevoja të azilit ndërtesat që i cakton, pa pasur nevojë të kërkojë lejen e kantonit ose të komunës.
Testimi i procedurave të shkurtuara të azilit ishte një ndër pikat që parashiheshin në masat emergjente të përmendura më lartë. Në këtë drejtim, nga fillimi i këtij viti është duke funksionuar një qendër testuese në Cyrih.
Në Dhomën e Kantoneve është miratuar sot zgjatja e fazës “emergjente” me 34 vota për me 4 abstenime. Megjithatë ka pasur mendime të ndara rreth kësaj, raporton srf.ch. Ministrja e Drejtësisë SImonetta Sommaruga, nga deputetët që kishin vërejtje për kohëzgjatjen e madhe të fazave testuese ka kërkuar të kenë mirëkuptim. Sepse, siç ka thënë ajo “federalizmi gjithmonë kërkon kohë”. Sipas ministres, ristrukturimi në fushë të azilit nuk bëhet sot për nesër por sukseset janë evidente. Ajo ka thënë më tutje se tash “topi” është te kantonet.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












