Shkurt.ch
Gjermani, të rikthehen kontrollet në kufi?
Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer kërkon tani kontrolle më të rrepta kufitare dhe ka shkaktuar me këtë një debat në Gjermani
Sipas Horst Seehoferit (CSU) kontrolle duhet të rifuten para së gjithash në kufirin e Gjermanisë me Austrisë, po të mos arrihet që të zvogëlohet numri i refugjatëve, që vijnë përmes Italisë në Bavari, pra në Gjermani.
Italia ka detyrim që t’i regjistrojë refugjatët, gjurmët e gishtave duhet të shënohen në bankën e të dhënave Eurodac, në mënyrë që refugjatët të identifikohen në Gjermani e të mund të kthehen në Itali.
Të gjitha këto hapa Italia nuk i bën dhe shkel me këtë të drejtën në fuqi në BE, ankohet kryeministri i Bavarisë.
Në kërkesat e tij bën pjesë edhe një detyrim për viza për njerëzit nga shtetet e Ballkanit dhe kuota të përcaktuara për pranimin e refugjatëve në BE.
Brenda shteteve anëtare të BE nuk ka më kontrolle në kufi, me përjashtim të provave të veçanta.
Kjo u përcaktua në Marrëveshjen e Shengenit të vitit 1990. Problemin e kontrolleve kufitare e kanë vendet në kufijtë e jashtëm të BE, si Franca, Spanja dhe Italia.
Për këto vende vlen i ashtuquajturi Dekret i Dublinit.
Sipas tij, një kërkesë për azil duhet të paraqitet në atë shtet, në të cilin refugjati ka hyrë për herë të parë në BE, transmeton DW.
Më parë me këtë synohej që një azilkërkues të kërkonte azil vetëm në një vend të BE.
Por që prej valës së refugjatëve, ky rregull konsiderohet josolidar, sepse ua ngarkon të gjithë barrën e refugjatëve vendeve në kufijtë jugorë të BE.
Marrëveshja e Shengenit u reformua që në vitin 2013. Në rast se numri i refugjatëve ilegalë rritet, shteteve të BE-së u lejohet të fusin në marrëveshje me Brukselin kontrolle të pasaportave – megjithatë vetëm për një kohë të kufizuar.
Organizata Pro Asyl flet për “dështim të Evropës dhe Gjermanisë në politikën ndaj refugjatëve.
” Kisha evangjelike paralajmëron, që me masat e menduara nga Seehoferi refugjatët shtyhen më fort në krahët e bandave të trafikantëve të njerëzve.
Edhe qeveria gjermane ka qëndrim refuzues ndaj kërkesës së Seehoferit dhe të CSU-së së tij.
Pozicionime të deritashme të Ministrisë së Brendshme tërheqin vëmendjen në procese vendimmarrëse që nuk kanë përfunduar në BE.
Atje mendohet si të luftohen më mirë trafikantët e qenieve njerëzore.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit














