Lajme
Brazili, kundërshtari i ardhshëm i Kosovës?
Sipas webfaqes “cronista.com”, kampioni i pesëfishtë botëror mund të përballet me Kosovën. Këtë mundësi nuk e ka hedhur poshtë menaxheri latin, Guillermo Tofoni
Mediet kosovare raportojnë lidhur me një miqësore interesante që mund të zhvillohet në Gjenevë, gjatë muajve të ardhshëm. Bëhet fjalë për gjigantin e futbollit botëror, Brazilin kundër kombëtares më të re që ka vetëm katër lojë miqësor në histori, Kosovës.
Siç ka raportuar “zëri.info, kundërshtari i pestë i Përfaqësueses së Kosovës mund të jetë një gjigant botëror.
Sipas webfaqes “cronista.com”, kampioni i pesëfishtë botëror mund të përballet me Kosovën. Këtë mundësi nuk e ka hedhur poshtë menaxheri i njohur latin, Guillermo Tofoni, i cili e bën organizimin e ndeshjeve të tilla.
“Kur një ndeshje zhvillohet në një vend neutral, mundësitë e përfitimeve janë më të mëdha. Si shembull, përse do të duhej të zhvillohej një miqësore ndërmjet Brazilit dhe Kosovës në Gjenevë?. “Sepse janë 800 mijë kosovarë në Zvicër ( gjetiu) edhe çmimi i biletave atje është dukshëm më i shtrenjtë sesa në Kosovë”, ka vazhduar menaxheri.
Ndryshe, të përzgjedhurit e Albert Bunjkaut kanë luajtur vetëm katër ndeshje miqësore prej kohës që FIFA ka mundësuar lojërat e tilla. Prej tyre, dy i ka humbur, Turqisë dhe Senegalit, ka barazuara kundër Haitit, ndërsa ka fituar kundër Omanit.
Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka aranzhuar edhe dy miqësore të reja me të cilat do të ballafaqohet kombëtarja e Kosovës në Futboll. Ndeshja e parë do të luhet me Panamanë në New York më 9 tetor, kurse vetëm tri ditë më vonë Kosova do të ballafaqohet me Kanadanë në Chicago.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












