Shkurt.ch
Më shumë banesa të lira në Zvicër
45.748 banesa ishin të lira në fillim të qershorit. Bëhet fjalë për 5740 banesa të pabanuara më shumë në krahasim me vitin e kaluar
Për herë të parë pas shtatë vjetësh numri i banesave të lira në Zvicër është rritur për një për qind. Më 1 qershor janë regjistruar 45.748 banesa të lira. Në krahasim me vitin e kaluar thuhet të jetë një rritje e konsiderueshme. Por ekspertët mendojnë ndryshe.
Enti Statistikor i Zvicrës (FSO) ka bërë të ditur nëpërmjet një studimi të fundit se numri i banesave të lira është rritur për herë të parë që nga viti 2007. Thuhet të jetë një rritje më shumë se një për qind të banesave të lira. 45.748 banesa ishin të lira në fillim të qershorit. Bëhet fjalë për 5740 banesa të pabanuara në krahasim me vitin e kaluar, që paraqet një rritje prej 14 për qind, njofton Enti Statistikor Federal.
Nivelin prej 1 për qind e ka relativizuar Shoqata e Qiramarrësve (TM).
“Bëhet fjalë për një përmirësim shumë të vogël në tregun e patundshmërive”, tha Michael Tongi, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Qiramarrësve.
Në studim thuhet se në 19 kantone është rritur numri i banesave të lira. Banesa më pak të lira kishte në kantonet Basel-Stadt, Basel-Landschaft dhe Aargau. Rritja më e madhe është regjistruar në Gjenevë, më pas në Bernë, Fribourg, Solothurn, Neuchâtel dhe Jura.
Norma më e lartë në nivel kantoni sa i përketë banesave të lira ka qenë 2.25 për qind në kantonin Jura. Në tërë Zvicrën banesa më të shpeshta të lira janë ato 4 dhomëshe.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














