Maqedonia
Tetovë, mbi 1800 aplikime për pensione sociale
Aplikuesit nuk duhet që të kenë të hyra tjera
856 persona nga Tetova kanë aplikuar për shfrytëzimin e pensionit social. Këtë e kanë bërë të ditur në Qendrën për Punë Sociale Ndërkomunale në Tetovë. Sipas tyre, këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë ata persona që kanë mbushur 65 vite dhe nuk kanë asnjë ditë pune, apo më pak se 15 vite, përcjellë albinfo.ch
“Në bazë të ligjit të ri që është miratuar, për mbrojtje sociale si risi është mbrojtja sociale për personat e moshuar. Bëhet fjalë për pension social, dhe është i dedikuar për personat që janë mbi moshën 65 vjeçare si dhe nuk kanë përvojë pune apo më pak se 15 vite. Në Tetovë ka një numër të konsiderueshëm të aplikuesve dhe deri më 19 gusht kanë aplikuar 1856 persona”, thotë Iljas Alija, referent në Qendrën Sociale në Tetovë.
Momentalisht janë duke u grumbulluar informacione nëpër institucione tjera se këta persona që kanë aplikuar, kanë të hyra tjera shtesë. “Jemi në fazën kur për këta aplikues mblidhen të dhëna nga institucionet tjera relevante, se a posedojnë të hyra, a kanë prona, kanë shtëpi tjetër apo banesë, pasuri të patundshme mbi limitin që është e caktuar për dhënien e pensionit social. Pra, duhet që të konstatohet gjendja faktike sociale e aplikuesit”, thotë Alija.
Deri më tash, ka edhe qytetarë që hasin në vështirë për të arritur deri tek kjo e drejtë, për shkak se nuk kanë vërtetim se 15 vitet e fundit kanë qëndruar në Maqedoni. “Kushti themelor për të fituar të drejtën e pensionit social është që të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe të këtë vendbanim të rregullt mbi 15 vite. Nëse njëri nga partnerët merr pension, apo ka të ardhura tjera nga prona e patundshme, me çka mbahet familja dhe të ketë të ardhura tjera nga ndonjë shtetet tjetër, atëherë nuk do ta ketë të drejtën për pension social. .
Në bazë të parashikimeve, pritet që ky numër të kalojë mbi dy mijë aplikues për të marrë pension social. “Ky numër mund të tejkalojë 2000, por tash është e mundshme ngase ka persona që në ndërkohë arrijnë moshën e kërkuar me ligj dhe ata vijnë dhe aplikojnë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto Numrat fitues ishin 8, 22, 24, 25, 31 dhe 33, siç u njoftua nga Swisslos. Numri... -
Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit -
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën? -
UBS konfirmon parashikimet e saj të rritjes për Zvicrën -
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion












