Jeta në Zvicër
Parlamenti votoi Pro ndërtimit të tunelit të dytë në Gotthard
Të majtët dhe të Gjelbrit bashkë me qarqe të tjera majtiste kanë paralajmëruar një referendum kundër shtimit të numrit të tuneleve në Gotthard
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës në seancën e mbajtur sot ka miratuar hapjen e tubit të dytë të tunelit në Gothtard. 109 deputetë kanë votuar pro ndërsa 74 kundër këtij vendimi, të cilin dhoma tjetër, ajo e kantoneve e kishte miratuar me herët. 4 deputetë kanë abstenuar
Tuneli i ri, gjegjësisht tubi i dytë do të shërbejë si zëvendësim gjatë sanimit të tunelit ekzistues prej dy korsishë. Ndërsa, pas përfundimit të punimeve në tunelin ekzistues të Gotthardit, sipas planit të prezantuar nga Qeveria Federale do të mbetet në dispozicion të komunikacionit rrugor për secilin drejtim të vozitjes nga një tub gjegjësisht tunel prej një korsie.
Partitë e majta dhe të Gjelbrit bashkë me qarqe të tjera majtiste jashtë parlamentit kanë paralajmëruar një referendum kundër tendencave për shtim të numrit të tuneleve në Gotthard, shkruan sfr.ch. Ato druajnë se me kohë do të hapen nga dy korsi në secilin drejtim. Me këtë, sipas tyre po fitn aspekti ekonomik kundër atij të mbrojtjes së Alpeve.
Tuneli i dytë pritet të jetë gati jo më parë se në vitin 2030.
Ministrja e qarkullimit dhe energjisë, Doris Leuthard është përballur edhe me kritika sa i përket kostos së tunelit. Ai pritet të kushtojë 2.7 miliardë franga.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













