Maqedonia
Maqedoni: Një migrant e ka humbur jetën, 13 janë lënduar
Katër nga të plagosurit janë gjendjen të rëndë shëndetësore
Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në jug të Maqedonisë së Veriut, një migrant e ka humbur jetën dhe 13 të tjerë janë lënduar, përcjell albinfo.ch.
Katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin shtetëror në Shkup.
Sipas të dhënave të policisë, aksidenti ka ndodhur kur automjeti me migrantë është përplasur me një mjet transportues që lëvizte në drejtim të njëjtë, ku pas përplasjesë është ndezur në flakë.
Migrantët janë nga Pakistani dhe Bangladeshi dhe janë të moshës 22 dhe 25-vjeçare, transmeton albinfo.ch.
Sipas policisë, ata dyshohet të kenë hyrë ilegalisht nga Greqia, ndërsa si destinacion të fundit kanë pasur ndonjërin nga shtetet e Bashkimit Evropian.
Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti nga Greqia në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë rreth 10 mijë migrantë ilegalë.
Policia gjithashtu ka arrestuar drejtuesit e mjetit nën dyshimin e kontrabandës me njerëz.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane















