Lajme
Mjekët e huaj vijnë në Maqedoni, vendësit ikin jashtë
Është shpallur një konkurs për angazhim të mjekëve serbë në Maqedoni.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë thotë se ata janë specialistë që duhet t’i edukojnë mjekët e vendit. Megjithatë, numër i madh i mjekëve nga Maqedonia tashmë kanë ikur jashtë vendit.
Me konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuar në mediat serbe, kërkohen mjekë për punë në spitalet në Shkup, Veles, Strumicë, Ohër dhe Shtip.
Përparësi në angazhim do të kenë mjekët e syve, gjinekologët, urologët, anesteziologët si dhe specialistët e neonatologjisë dhe kirurgë për sëmundje vaskulare, endokrinologjike dhe gjineko-onkologjike.
Siç transmetojnë mediat në Shkup, Ministria e Shëndetësisë nuk tregon se sa mjekë nga Maqedonia kanë shkuar të punojnë jashtë vendit dhe thonë se publikimi i konkursit për angazhim të specialistëve nga Serbia është në kuadër të praktikës së themeluar për qëndrim të specialistëve të huaj në vend.
Rezultatet e hulumtimit të projektit ndërkombëtar Healthgroup tregojnë se në vitin shkollor 2012/2013 mbi 60% të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dëshirojnë që pas diplomimit të largohen nga Maqedonia.
Këtë vit rezultatet tregojnë përmirësim. Kështu, në pyetjen nëse studentët dëshirojnë të mbeten në Maqedoni pas diplomimit, 45% nga ta janë përgjigjur se dëshirojnë, por vetëm nëse gjejnë punë. Për dallim nga viti 2012, në vitin 2013 35% e studentëve kanë dëshiruar të largohen nga vendi.
Dhjetëra kardiologë, pediatër, gjinekologë, stomatologë, rentgenologë dhe po ashtu studentë të mjekësisë shpresojnë se Sllovenia do t’u mundësojë atë që nuk mundet vendi i tyre.
Përveç në Slloveni, më shumë mjekë nga Maqedonia ka në Gjermani, ku rrogat lëvizin nga 1600 deri 4000 euro, varësisht nga shkalla e hierarkisë ku gjenden, ndërsa paga mesatare e specialistëve është nga 4,5 deri 5 mijë euro.
Shoqata e mjekëve privatë publikoi informatën sipas së cilës afër 300 mjekë për dy vjet e kanë braktisur Maqedoninë dhe kanë shkuar të punojnë jashtë vendit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












