Shkurt.ch
Referendum për një sigurim shëndetësor të njësuar
Në anketën e fundit SRG, 54 për qind e të anketuarve kundërshtuan iniciativën në fjalë. 38 për qind votuan në favor, ndërsa 8 për qind kanë abstenuar
Për herë të dytë do të votohet të dielën për ndryshimin e sigurimit shëndetësor në një sigurim të njësuar në Zvicër. Është fjala për iniciativën “Për një sigurim publik shëndetësor”.
Deri sot të siguruarit kanë mundur të zgjedhin në mesin e 61 sigurimeve shëndetësore një sigurim bazë. Nën mbikëqyrjen e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), të gjitha këto sigurime shëndetësore ofrojnë të njëjtin produkt, pra sigurimin shëndetësor të detyrueshëm.
Iniciatorët konsiderojnë se sigurimet shëndetësore janë të shtrenjta. Për reklamat dhe ndërrim të sigurimeve për çdo vit shpenzohen rreth 325 milionë franga zvicerane.
PS, Të Gjelbrit, sindikatat, pacientët dhe organizatat e konsumatorit si dhe shumë nga shoqatat profesionale e mbështesin iniciativën, ndërsa sigurimet shëndetësore dhe organizatat ekonomike janë kundër iniciativës në fjalë.
Gjithashtu, Këshilli Federal refuzon ndryshimin e sistemit. Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, thotë se ndryshimi në një sigurim shëndetësor publik megjithatë do të sjellë pasiguri dhe janë të vështira për t’u llogaritur shpenzimet.
Nisma vështirë se mund të marrë shumicën e votave në referendumin e së dielës. Në anketën e fundit SRG, 54 për qind e të anketuarve kundërshtuan iniciativën në fjalë. 38 për qind votuan në favor, ndërsa 8 për qind kanë abstenuar.
Megjithatë, fjalën e fundit e kanë qytetarët në referendumin e së dielës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













