Shkurt.ch
Hetuesit mund të vëzhgojnë në internet vetëm me leje të gjyqit
Sipas Gjykatës Federale sigurimi i informatave policore pa pasur autorizimin e gjykatës përbën një shkelje të rëndë në të drejtën e sekretit të dërgesave
Policia e Kantonit të Cyrihut duhet të ketë së pari lejen për të vëzhguar nëse vendos të ndërhyjë nëpër chatroom-ët e internetit për të përgjuar. Këtë qëndrim e ka shpallur Gjykata Federale e Zvicrës si përgjigje ndaj një ankese. Sipas gjyqtarëve nga Lozana, rregullat aktuale për ndjekjen e pedofilëve janë tepër të buta.
Gjykata ka vendosur që neni 32f në Ligjin mbi Policinë, i Kantonit të Cyrihut të hiqet.
Sekretari gjeneral i Konferencës së drejtorëve të Policisë së Zvicrës Roger Schneeberger, ka thënë se vendimi marrë në përgjithësi është pozitiv, pasi që lejon, që në kushte të caktuara të bëhet mbikëqyrja e policisë në internet.
Me vendimin e fundit hetuesve në Kantonin e Cyrihut u vështirësohet përgjimi në chatroom-ët e mbyllur, si për shembull komunikimi në internet i huliganëve, kërcënuesve për vrasje –amok dhe pedofilëve.
Sipas gjykatës, sigurimi i informatave policore pa pasur autorizimin e gjykatës përbën një shkelje të rëndë në të drejtën e sekretit të dërgesave, sekret ky i mbrojtur me kushtetutë.
Me të renë, hetuesi edhe më tutje mund të ndërhyjë në chatroom në internet duke u prezantuar si fëmijë, kur është fjala për ndjekjen e pedofilëve. Por këtë mund ta bëjë vetëm pasi ta marrë autorizimin e gjykatës përkatëse.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














