Integrimi
Shqiptari që vrau gruan dhe plagosi veten, jashtë rrezikut
Sipas organeve të rendit ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë është dërguar në paraburgim. Së paku tre muaj ai do t`i kalojë në këtë fazë
Shqiptari që ka vrarë javën e kaluar një shqiptare në Fislisbach të kantonit Aargau dhe ka plagosur veten, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë është dërguar në paraburgim. Së paku tre muaj ai do t`i kalojë në këtë fazë.
Vrasja që ka ndodhur të enjten e javës së kaluar paradite në qendrën e fshatit ka tronditur banorët. Burri 35 vjeçar ka vrarë një grua të re 26 vjeçare duke e goditur disa herë me thikë. Me këtë rast ai i ka shkaktuar plagë edhe vetes. Pak më vonë ai është kapur nga policia e Kantonit të Aargaut. Fillimisht plagët e tij ishin të rënda por ndërkohë ai ka shpëtuar nga rreziku për jetën, bëjnë të ditur organet e rendit.
Si vrasësi ashtu dhe viktima janë shtetas shqiptarë. Viktima kishte një kohë që jetonte në Zvicër ndërsa vrasësi nuk kishte vendbanim në këtë shtet. Sipas policisë ata të dy janë njohur por nuk ka të dhëna për lidhjen eventuale në mes tyre.
albinfo.ch merr vesh nga burimet e veta se 35 vjeçari kishte qenë dashnori i 26 i viktimës. Kjo e fundit ndërkohë dyshohet se kishte hyrë në një lidhje tjetër dashurie, dhe këtu mund të jetë motivi i vrasjes.
Mediet zvicerane shkruajnë për një dëshmitar të guximshëm i cili ka bërë përpjekje ta shpëtojë gruan e vrarë, duke ia hequr vrasësit thikën nga duart. Por kjo nuk kishte mjaftuar, pasi që ai kishte pasur edhe një thikë tjetër në duar dhe ndërkohë e kishte goditur viktimën e cila ka vdekur në vendin e ngjarjes.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj












