E-Diaspora
Kombëtarja e Kosovës në Zvicër, luan kundër Fc Wil
Mediet zvicerane merren edhe me frikën e tifozëve të Zvicrës rreth “braktisjes” eventuale që mund t`i bëjnë asaj futbollistët kosovarë, si Shaqiri e Xhaka me shokë
Më 12 tetor kombëtarja e futbollit të Kosovës luan një ndeshje ndërkombëtare miqësore në Zvicër. Duke mos qenë ende anëtare as e Fifa-s e as e Uefa-s, ajo nuk ka të drejtë që të luajë ndeshje ndërkombëtare me karakter garash, por mund të luajë ndeshje miqësore në nivel ndërkombëtar. Një ndeshje të tillë kosovarët pritet ta zhvillojnë më 12 tetor në orën 15 kundër klubit FC Wil që bën gara në Challenge League (Liga e Dytë) të Zvicrës. Në stadiumin që zë 6000 shikues, pritet të mbretërojë atmosferë e nxehtë, kur dihet numri i madh i shqiptarëve që jetojnë në këtë regjion të Zvicrës lindore dhe në gjithë Zvicrën.
Kjo dhe është arseja, sipas portalit blick.ch, arsyeja e zgjedhjes së Zvicrës për të luajtur ndeshje miqësore: Siguria se stadiumet mbushen plot dhe me këtë edhe arka e varfër e kombëtares kosovare.
Përfaqësuesja e Kosovës deri më tash ka luajtur katër ndeshje ndërkombëtare, së fundi kundër Turqisë dhe Senegalit, të gjitha si vendëse. Ndeshja kundër Wil-it do të jetë e para që luhet jashtë që nga lejimi i ndeshjeve ndërkombëtare nga ana e Fifa-s.
Blick.ch në shkrimin në fjalë merret edhe me frikën që kanë tifozët e kombëtares zvicerane rreth “braktisjes” eventuale që mund t`i bëjnë kësaj kombëtareje futbollistët me rrënjë shqiptare nga Kosova, si Shaqiri e Xhaka me shokë. “Është e mundur që një ditë ata të kenë të drejtë ta ndërrojnë mjedisin edhe pse perspektivat me Zvicrën i kanë me siguri më të mira. Synim i Federatës së Futbollit të Kosovës është që deri në kohën e kualifikimeve për Botërorin 2018, ajo të njihet si anëtare e Fifa-s.
Aktualisht për Kosovën luajnë një numër i konsiderueshëm i futbollistëve të superligës zvicerane. Albert Bunjaku, i cili madje, ka luajtur para disa vitesh edhe për kombëtaren e Zvicrës, ka shënuar gol për Kosovën.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












