E-Diaspora
Arnold Gjergjaj bokson për titullin e kampionit evropian
Sonte, më 4 tetor, do të ngjitet në ring “Cobra”. Boksieri shqiptaro-zviceran nga Pratteln-i i kantonit Baselland, Arnold Gjergjaj, pritet të shkruajë historinë e boksit zviceran
Shqiptari me nofkën „Cobra“ kryqëzon sonte dorëzat me boshnjakun Adnan Redzovic në Bazel për titullin e kampionit evropian. Të dy boksierët janë ende të pamposhtur. Për Arnoldin meqi i sontem është një shans i artë, për të cilën ai ka stërvitur një kohë të gjatë.
Gjergjaj do të jetë i pari boksier me licencë zvicerane në historinë njëqindvjeçare të boksit zviceran që do të garojë për një titull kampioni evropian.
Si “Cobra”, ashtu dhe Redzovic deri më tash janë treguar të pamposhtur, gjegjësisht i kanë fituar të gjitha meqet.
Në ranglistën aktuale boksieri shqiptaro-zviceran, Arnold Gjergjaj (29), figuron me numër 5, ndërsa kundërshtari i tij boshnjak, Adnan Redzovic (37), është me numër 8.
Rexhovic (1.88 m / afro 105 kg) është një boksier profesionist, i cili në 15 luftëra ka qenë i pamposhtur, katër nga të cilat i ka fituar pa përfunduar meçi. Redzovic, i cili ishte gjithashtu i suksesshëm si një Kickboxer, që nga viti 2004 është një boksier profesionist.
Ai ka një kontratë me “Felix Sturm Promotion”. Katër vjetët e fundit boshnjaku është ngjitur 13 herë në ring.
Për Gjergjajn (1.97 m / rreth 107 kg) meqi i 4 tetorit është rast i tretë i rëndësishëm i këtij viti. Pasi boksieri me rrënjë kosovare tashmë ka marrë Çmimin për Sport dhe Kulturë nga Komuna e Pratteln dhe është martuar.
Në St Jakobs Halle në Bazel do të jetë i mbushur me përkrahës të shqiptarit me origjinë nga Kosova, Arnold Gjergjajt. Ky aktivitet organizohet nga Boxclub Basel!
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Çerekfinale historike: Granit Xhaka përballë Lionel Messit në Botëror Zvicra rikthehet mes tetë skuadrave më të mira të Kupës së Botës pas 72 vitesh, ndërsa...
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga













